Faza e dytë e punimeve për ndërtimin e shëtitores së “Lungomares” në Vlorë tashmë ka nisur. Pas mbushjes së vijës bregdetare me rërë, ka nisur puna për ndërtimin e një prite mbrojtëse me beton që do mbrojë vijën ranore nga gërryerja që shkakton uji i detit.
Puna ecën me ritme të shpejta, ndërsa drejtuesit e kompanisë greke të kontraktuar për këtë fazë të punimeve pohojnë se problem mbetet çështja e dëmtimit të rrjetit të tubacioneve të ujit, gjë që është e pashmangshme.
Ata sqarojnë se po bashkëpunojnë ngushtë me Bashkinë e Vlorës për t’i dhënë zgjidhje sa më të shpejt këtij ngërçi. Operatorët shprehen se përfundimi me sukses i projektit të “Lungomares” do këtë një impakt pozitiv në rritjen e numrit të vizitorëve në këtë qytet.
Punimet për “Lungomaren” u ndërprenë për shkak të sezonit veror.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO