Moti i keq/ Vlora nën ujë, dëme në biznese, banesa! Kryetari i bashkisë kërkon ndihmën e ushtrisë: Evakuam 22 familje, shpëtuam 3 persona

VloreSi asnjëherë më parë e gjithë Vlora është nën pushtetin e ujit, pas reshjeve të dendura që përfshinë qytetin pas mesditës.

"Vlora është në kaos si asnjëherë tjetër. Ka plasur dhe kanali i ujrave të larta' informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Armand Xhelili. 

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë gjithë vendin pasditen e sotme por situata më e rëndë është në qytetin e Vlorës ku kryetari i bashkisë ka kërkuar dhe ndihmën e ushtrisë.

22 familje janë evakuar pasi banesat e tyre u përmbytën nga uji, ndërsa janë shpëtuar 3 persona të cilët kanë qenë të bllokuar. 

. Në videot e mbërritura në redaksi duken rrugët që janë të mbuluara nga uji. Madje në një lagje uji merr para tavolinat. Uji ka hyrë edhe në disa biznese e banesa duke shkaktuar përmbytje dhe dëme.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytjet e disa akseve dhe kryqëzimeve në qytetin e Vlorës.  Në lagjen 'Albano Romina' zjarrfikëset i kanë ardhur në ndihmë një gruaje dhe një burri që ishin të bllokuar në një farmaci dhe makinë. 

Rruga "Hasan Kushta" rruga "Gjergj Araniti" aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit "Ismail Qemali"janë përmbytur nga ujërat e shumtë  ndërsa kanë sjellë probleme në lëvizjen e mjeteve. E përmbytur është dhe biblioteka e qytetit. Edhe Rruga lidhese e e autostradës Vlorë-Fier me Transballkaniken është përmbytur nga uji. 

Situata vijon të jetë e rënduar. 
Edhe në Fier dhe Lushnje raportohen për problematika me përmbytje 
Ndiqni lajmet ne zhvillim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:07
VIDEO/ Vlora nën ujë/ Zjarrfikësit ndihmojnë një grua dhe një burrë! Kishin mbetur të bllokuar në farmaci e makinë

Si asnjëherë më parë i gjithë qyteti i Vlorës është nën pushtetin e ujit, pas reshjeve të dendura që përfshinë qytetin pas mesditës. 

Në rrugën ‘Albano dhe Romina’ dëmet janë të mëdha. Janë përmbytur biznese dhe banesa. Edhe makinat janë të mbytura në ujë.

Forcat e zjarrfikëses ndërhynë në një farmaci për të ndihmuar një grua e cila kishte mbetur e bllokuar. Ndërkohë kanë mundur ti vijnë në ndihmë dhe një personi që ishte bllokuar nga uji në makinë

Ora 17:51
Përmbytje në Vlorë, kryetari i Bashkisë kërkon ndihmën e ushtrisë: Eshtë çarë kanali i ujrave të larta të qytetit

1728057137_dredha.jpg

Kryetari i Bashkisë së Vlorës bëri të ditur se janë evakuar 22 familje, ndërsa 3 personave u është dhënë ndihmë pasi kishin mbetur të bllokuar.

Është kërkuar dhe ndihma e ushtrisë pasi është çarë kanali i ujrave të larta të qytetit.

Ora 17:29
Reshjet e shiut përmbytin rrugët në Lushnje, qarkullim i rënduar në disa akse

1728057787_lushnje.JPG

Rrugët e qytetit të Lushnjes pas reshjeve të dendura të shiut të rëna këtë mesditë kanë pasur prezencë uji në sipërfaqe.

Stuhia me reshje të intensitetit të lartë dhe me erëra të forta nuk ka krijuar probleme të theksuara deri për momentin kur vijojnë të bien reshje.

Si pasojë e këtyre reshjeve disa rrugë në qytet kanë pasur prezencë uji me disa centimetra. Këto janë reshjet e para të këtyre përmasave pas disa muajsh thatësire të theksuar.

Qarkullimi në qytet ka qënë i rënduar për shkak të prezencës së ujit në disa akse, sidomos në ato kryesore si bulevardi kryesor dhe disa segmente të tjera.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, dhjetëra mjete janë dëmtuar, pasi kanë djegur motor, kryesisht mjetet me benzinë.

 

Ora 16:59
Reshjet e dendura në Vlorë, edhe biblioteka e qytetit nuk i shpëton përmbytjes

 

Reshjet e dendura të shiut në Vlorë kanë pushtuar rrugët e qytetit ditën e sotme, duke krijuar një nivel shumë të lartë të ujit që ka hyrë edhe në banesa.

Nga ana tjetër është pamundësuar edhe lëvizja e lirshme e automjeteve.

Sakaq, uji ka hyrë edhe në bibliotekën e qytetit. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Armand Xhelili duket biblioteka e pushtuar nga uji.

Ora 16:54
VIDEOLAJM/ Përmbyten lagjet e Vlorës, prindërit me fëmijën mes ujit që u ka arrritur deri në brez

Lagje të tëra të Vlorës janë nën ujë, niveli i të cilit, në disa zona ka shkuar deri në brez të qytetarëve. Në një video një çift me një fëmijë në mes përpiqen të lëvizin ndërsa uji u ka arritur deri në brez.

 

Ora 16:50
Reshjet e dendura përmbytin banesat në Vlorë, uji hyn në shtëpi

 

Reshjet e dendura të shiut kanë pushtuar Vlorën ditën e sotme. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, shirat e dendur kanë krijuar probleme për banorët.

Në disa shtëpi private uji ka hyrë brenda duke krijuar dëme jo të vogla për qytetarët e Vlorës.

Një situatë e tillë në qytetin bregdetar kishte kohë që nuk ishte parë.

Ora 16:42
Fieri nën ujë, përmbyten disa akse, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

 

Që nga mesdita e sotme edhe Fieri është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë, të cilat nuk janë shoqëruar me probleme si në qytet, ashtu edhe në fshatra.

Sipas informacioneve të Report Tv, moti i keq nuk ka shkaktuar as përmbytje të rrugëve, as shkarje dherash dhe as ndërprerje të enëegjise elektrike.

Në disa akse rrugore ka prezencë të ujit duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa tokat kanë ujëra sipërfaqësore por, po largohen nëpërmjet kanaleve kulluese, ndërkohë që hidrovorët në Darzezë e Seman janë në punë me kapacitet të plotë.

Edhe pse reshjet e shiut kanë zgjatur për më shumë se 1 orë në rrugët kryesore brenda qytetit mjetet qarkullojnë lirshëm dhe pa probleme, ndërsa më problematike ngelen rrugët hyrëse për në qytet.

Ora 16:26
VIDEO/ Përmbytjet në Vlorë marrin përpara tavolinat dhe çadrat e lokalit

 

Përmbytje në Vlorë për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së sotme.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili duket që përmbytja merr përpara karriget dhe tavolinat e një lokali, së bashku me çadrat e bar-it.

Raportohet se uji ka hyrë edhe në disa prej shtëpiave

Ora 16:13
VIDEO/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, rrugët si det e makinat kalojnë mes për mes si varka 

Reshjet e dendura të shiut të nisura as mesditës kanë  sjellë përmbytjet e disa akseve  dhe kryqëzimeve në qytetin e Vlorës. Në një video të mbërritur në redaksinë e Shqiptarja.com duket rruga e përmbytur e tëra dhe makinat që ecin në mes të ujit si të ishin varka. Video nga gazetari Armand Xhelili. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ops: 04/10/2024 17:12

    Hajde 3000€ m vlora turistike dimer vere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në autostradën Rrogozhinë- Lushnje, mjetet përplasen me njëra-tjetrën, 3 të plagosur  

Aksident i trefishtë në autostradën Rrogozhinë- Lushnje, mjetet përplasen me njëra-tjetrën, 3 të plagosur