Vlorë/ Shkrumboi 50 ha tokë dhe 500 rrënjë ulliri të bashkëfshatarit, nën akuzë 69-vjeçari!

Vlorë/ Shkrumboi 50 ha tokë dhe 500 rrënjë ulliri të bashkëfshatarit, nën akuzë 69-vjeçari!

Selenicë- I vuri zjarrin dhe shkrumboi nga pakujdesia 50 hektarë tokë dhe 500 rrënjë ulliri të bashkëfshatarit të tij, procedohet i moshuari i dyshuar.

Policia e Vlorës njoftoi sot (14 Gusht) se ka marrë nën hetim në gjendje të lirë për shkak dhe të gjendjes shëndetësore jo të mirë, 69-vjeçarin M.M., banues në fshatin Velçë.

Kanë qenë efektivët e Stacionit të Selenicës që verifikuan dhe identifikuan të dyshuarin për ngjarjen e ndodhur të zjarrvënies nga pakujdesia.

“Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Velçë. Si pasojë e erës, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe toke 50 hektarë, 500 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër dhe bimësi të ndryshme”, sqaroi policia vendore.

Pas veprimeve paraprake, çështja i kaloi prokurorisë vendore, teksa Policia apeloi sërish për të gjithë banorët e qarkut, dhe veçanërisht për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që “në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin”.

Një ditë më parë (13 Gusht), Policia e Selenicës ndaloi 63-vjeçarin B.H., banues në fshatin Kocul, pasi akuzohet se shkrumboi 10 hektarë tokë dhe 320 rrënjë ulliri në fshatin Mërtiraj, teksa po tentonte të digjte barërat në tokën dhe kullotat e tij.


Lajmi kryesor:

Situata nga zjarret në vend/ Mbërrijnë në Shqipëri dy avionë rumunë për ndërhyrje në vatrat më kritike


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Policia e referoi 'vrasje me dashje', prokuroria zbuti akuzën' për vrasësin e Egli Progës! Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nis verifikimin

Policia e referoi 'vrasje me dashje', prokuroria zbuti akuzën' për vrasësin e Egli Progës! Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nis verifikimin