Rreth 100–200 gramë lëndë plasëse janë vendosur në derën e jashtme të një banese në lagjen Partizani në qytetin e Vlorës. Sipas hetimeve paraprake, tritoli ishte vendosur në pjesën e jashtme të derës dhe ka shpërthyer rreth orës 23:38, duke shkaktuar dëmtime materiale në hyrjen e apartamentit.

Banesa i përket Bakie Zotos, nënës së Gentjan Zotos. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në hyrjen e pallatit nuk kishte kamera sigurie, por policia ka sekuestruar pamje nga kamerat e bizneseve dhe ambienteve përreth, me qëllim identifikimin e autorit.

Lidhur me ngjarjen, 7 persona u shoqëruan për t’u marrë në pyetje, por më pas janë lënë të lirë. Vetë Bakie Zotaj ka “Vetëm jetoj. Erdhi dhe policia. Më shumë u bë tym. Jo fare asnjë konflikt. Kam kaq vite këtu në lagje. Nuk e di, jam habitur dhe vetë”.

Ndërkohë, sipas burimeve policore, dyshohet se shpërthimi mund të ketë qenë një mesazh për djalin e saj, Gentjan Zoton, i cili ndodhet në burg dhe është dënuar me 35 vite heqje lirie për një atentat të ndodhur në vitin 2019 në Lungomare të Vlorës ku shënjestër ishte Inez Hajrulla. Hetimet për identifikimin e autorëve dhe motivet e ngjarjes vijojnë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:32
Shpërthimi në Vlorë/ Report Tv siguron pamje nga banesa, flet nëna e Gentjan Zotos: Jam e habitur, nuk e di arsyen! Unë vetëm jetoj (VIDEO)

 

Report Tv ka siguruar pamje nga shtëpia e Bakie Zotos, nëna e Gentjan Zotos, ku vendos lëndë plasëse mbrëmjen e djeshme.

Bakie Zoto tregon se jeton e vetme në lagjen “Partizani” në Vlorë dhe se është e habitur nga ngjarja pasi ajo nuk ka konflikte me njeri dhe nuk e di se cilat janë arsyet. Nga pamjet shihet fasada e derës e dëmtuar ku ka ndodhur shpërthimi.

“Vetëm jetoj. Erdhi dhe policia. Më shumë u bë tym. Jo fare asnjë konflikt. Kam kaq vite këtu në lagje. Nuk e di, jam habitur dhe vetë”, tha Bakie Zoto.

1764487979_tritoli.jpeg

Ora 08:08
Mbrëmë i vendosën tritolin në banesën e të ëmës, Gentjan Zoto i dënuar me 35 vite burg për atentatin kundër Inez Hajrullës

1764486520_gentjanzoto.jpg

Inez Hajrulla dhe Gentjan Zoto

Gentian Zoto është dënuar me 35 vite burg nga Gjykata e Apelit, si pjesë e grupit që kryen atentatin kundër Inez Hajrullës me 10 maj 2019 në Vlorë. Së bashku me Zoton për të njëjtën ngjarje, të dënuar janë dhe Daut Elmazi, Igli Memaj, Serxho Ademi dhe Albano Goxhaj.

Në momentin e atentatit, Hajrulla ka qenë në shoqërinë e Ervis Matodashaj, në një lokal në qytet. Në një moment disa persona kanë qëlluar në drejtim të tij me qëllim për ta vrarë. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh  janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe.

Nga këqyrja e kamerave nga vendi i ngjarjes, evidentohet se mjeti “Land Rover”, afrohet dhe lëviz në shëtitoren e njohur “Lungomare” dhe në momentin që i afrohet lokalit , ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person.

Pikërisht në këtë moment gjashtë persona që ishin ulur në tavolina ngrihen dhe ikin me vrap. Filmimet kanë nxjerrë Inez Hajrulla, i cili shfaqet duke qëlluar me armë në drejtim të mjetit “Land Rover”, ku më pas armën ia merr nga dora, Ervis Matodashaj, i cili ikën në drejtim nga ikën dhe automjeti i agresorëve.

Në ikje e sipër autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë. Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël, dhe Çeprat, ky automjet është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht.