Vlorë/ Të dehur në timon, arrestohen në flagrancë 3 shoferët, njëri shkaktoi aksident

Vlorë/ Të dehur në timon, arrestohen në flagrancë 3 shoferët, njëri shkaktoi aksident

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona të cilët janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Njëri prej të arrestuarve është, G.Dh, 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar ciklomotorin "Kawasaki" pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin "Renault".

I arrestuari i dytë është, F.D., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin "Alfa Romeo" në gjendje të dehur.

Ndërsa personi i tretë është arrestuar në Sarandë, arrestohet E.D., 35 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip "Audi" në gjendje të dehur.

Të arrestuari do të përballen me akuzat "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori