Me dhjetra qytetarë vlonjatë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin të prekur nga përmbytjet që sollën shirat e tetorit kanë protestuar këtë të martë para Bashkisë së Vlorës për të kërkuar vëmendjen e kryebashkiakut Dritan Leli ndaj qytetit. Ata i kanë kërkuar këtij të fundit që të mbajë premtimet e dhëna gjatë fushatës.

vlore
 
Protesta është zhvilluar në një kohë kur kryeministri Edi Rama zhvillonte një takim në fshatin Bishan të Novoselës.

Me pankarta në duar dhe me thirrjet "Leli dil në punë”, “Na lini të jetojmë në Vlorë” , “Nuk duam të ikim emigrantë" qytetarët i kanë kërkuar Dritan Lelit që t’i kushtojë më shumë vëmendje qytetit të Vlorës. Ata thonë se Leli nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet që ka dhënë gjatë fushatës elektorale.

“Që në momentin që është zgjedhur kryetar i Bashkisë ai nuk mund të fshihet dhe të thotë s’kam kohë. Kryetarit i bëjmë thirrje o të jap dorëheqjen ose t’i japë zgjidhje halleve tona. Ashtu sikur pa çdo rrugë, çdo lagje kur ishte në fushatë, ashtu edhe të dali tani dhe të shikoj hallet e qytetarëve,” shprehen qytetarët.


vlore

vlore

*Lajmi në përditësim

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)