VLORË – Qyteti i Vlorës u trondit mbrëmjen e sotme (18 dhjetor 2024) nga një atentat i mirëorganizuar drejt Kevin Hajrullës, i cili ndodhet gjëndje të rëndë në spitalin e Vlorës. 30 plumba u qëlluan drejt tij, e disa prej tyre kapën dhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu 35 vjeç, i cili rezulton të punojë si tregtar shumice i fruta perimeve.
Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30 (18 dhjetor 2024) në lagjen 24 maj’ në afërsi të postës së Çoles. Nga të dhënat e para hetimore rezulton se objektiv i atentatit ka qenë kushëriri i Inez Hajrullës, i njohur si i forti i Vlorës dhe që ka arritur ti shpëtojë 3 atentateve ndër vite.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët, që dyshohet se kanë qenë 3 kanë pritur që 30 vjeçari Hajrulla, i cili rezulton të parkonte benzin ngjyrë gri për të qëlluar në drejtim të tij me breshëri automatiku nga një makinë tip KIA. Plumbat kanë kapur dhe 35 vjeçarin Spahiu.
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi Kevin Hajrulla, rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi Armand Spahiu, 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes" informoi policia e Vlorës
Disa minuta më pas policia njoftoi se makina është gjetur e djegur në fshatin Panaja.
Hajrulla rëndë në spital, tregtari jashte rrezikut
Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Çela, tha se Kevin Hajrulla ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën, ndërsa Spahiu është jashtë rrezikut për jetën. Hajrulla rezulton të ketë marrë disa plumba në trup dhe në bark.
Nuk dihet ende e kaluara e 30 vjeçarit dhe nëse atentati ka lidhje me të fortin e Vlorës.
3 autorë djegin makinën gjenden dhe 2 kallashnikove
Pas krimit autorët kanë djegur makinën, tip KIA në fshatin Panaja, në autostradën Vlorë-Fier. Më pas autorët që dyshohet se janë 3, njëri shoferi e dy autorët pasi kanë djegur makinën KIA, dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër. Policia ka gjetur 2 kallashnikovë dhe 2 krehër në makinën e djegur.
Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit' informoi policia në orën 22:30 të mbrëmjes së sotme.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv dhe Shqiptarja.com në vendngjarje janë gjetur një numër i madh gëzhojash. Edhe makina ka dëmtime të mëdha nga plumbat. Ndërkohë në rrjet qarkullon një video ku kalimtarët nxjerrin të plagosurin nga makina për ta dërguar në spital. E gjithë zona ku ndodhi atentati ka kamera sigurie që mendohet se kanë filmuar skenën por dhe lëvizjet e autorëve. Policia ka ngritur postblloqe ndërsa po ushtrohen kontrolle në fshatin Panaja ku dhe është gjetur makina.
Foto: Makina e Kevin Hajrullës
Policia e Vlorës kanë ngritur pika kontrolli në disa zona të qytetit dhe në hyrje e dalje. Ndërkohë kontrolle janë duke u ushtruar në disa banesa të ndryshme në qytet. Sipas burimeve nga policia në drejtim të automjetit ku ndodhej 30 vjeçari Kevin Hajrulla janë qëlluar me shumë se 30 plumba.
Dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar në drejtim të 30 vjeçarit.
Policia ka lëvizur nga vendi ku u dogj, automjetin e autorëve që qëlluan me kallashnikov drejt Kevin Hajrullës, duke e plagosur rëndë atë, si dhe një kalimtar, tregtar fruta-perimesh.
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së mërkurës qytetin e Vlorës, ku dy persona mbetën të plagosur nga të shtënat. Objektivi i sulmit ishte 30-vjeçari Kevin Hajrullah, ndërsa një tjetër person, që punonte në dyqanin e familjes si shitës fruta-perimesh, u plagos aksidentalisht.
Kevin Hajrulla sipas raportimeve të gazetarit Armand Xhelili ka marrë disa plumba në bark dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët, disa prej të cilëve kanë rrëfyer momentet e frikës. Një dëshmitar ka treguar se sapo dëgjoi të shtënat, u shtri në tokë për të shmangur rrezikun.
Autoritetet janë duke hetuar motivet dhe rrethanat e incidentit, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Vlora u trondit nga një atentat me kallashnikov ku objektiv ishte Kevin Hajrulla, kushëriri I Inez Hajrullës. Në pamjet e publikuara online shihen momentet pak pas atentatit ku qytetarët përpiqen ti japin ndihmë 30 vjeçarit duke e nxjerrë nga makina për ta transportuar në spital.
Detaje të reja nga atentati në Vlorë mbrëmjen e sotme ku mbetën të plagosur dy persona.
Siç bën me dije gazetari Armand Xhelili autorët kanë djegur makinën në Vlorë-Fier, ku brenda saj ekspertët kanë gjetur dy kallashnikovë me dy krehër, që besohet se janë përdorur në ngjarje.
Atentati ndodhi në lagjen e Çoles, ku një breshëri automatiku tronditi qytetin bregdetar, njëri prej të plagosurve është Kevin Hajrullah, kushëri i largët me Inez Hajrullën, ndërsa tjetri është një kalimtar i rastit, Armand Spahiu.
Në vendin e ngjarjes u gjetën 18 gëzhoja, ndërsa ra në sy edhe një këpucë.
Drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Çela në një prononcim për median nga vendi i ngjarjes tha se objektivi, Kevin Hajrulla ka qenë në makinë kur është qëlluar, ndërsa Armand Spahiu 35 vjeç ishte gjendur rastësisht aty.
"Sot rreth orës 21:30 ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale ku në lagjen “24 Maji” persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K.H., i cili është dëmtuar dhe është në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Vlorës dhe po merr ndihmën e mjekëve. Si pasojë e rë shtënave është plagosur dhe një shtetas tjetër që ishte në vendngjarje por me dëmtime më të lehta. Nga ana jonë është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet hetimore për ngjarjen."
"Aktualisht forcat e zjarrëfikëses dhe policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe në vijim do t’ju njoftojmë edhe për detajet e tjera."
"Nga informacionet e para që kemi marrë është qëlluar brenda makinës."
Dy persona kanë mbetur të plagosur në një atentat me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 24 maj’ të qytetit të Vlorës.
Njëri prej të plagosurve është identifikuar si Kevin Hajrulla, ndërsa i plagosuri i dytë është Armand Spahiu 35 vjeç.
Report Tv siguron pamjet e makinës së djegur në autostradën Vlorë – Fier, që dyshohet se është e autorëve të atentatit.
shefat ndryshojne, po krimet vazhdojne. apo jo o krieminister?
Përgjigju