Vlorë, tentuan të vidhnin me armë
dy persona, në pranga autori i 4

Vlorë, tentuan të vidhnin me armë<br />dy persona, në pranga autori i 4
VLORE- Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet për vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim. Krimet e Rënda në bashkëpunim me Strukturat e Komisariatit të Policisë gjatë operacionit të koduar “POKER” kanë vënë në pranga  Aldair Basho.
 
Arrestimi i Aldair Basha lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 29 shtator në afersi të fshatit Peshkepi, ku 23-vjeçari ne bashkepunim me Lorenc Bitaj, Julian Simoni dhe Anxhelo Metaj (të 3 të arrestuar nga policia) kanë tentuar tu vjedhin nën kërcenimin e armës shtetasve Dh. D., dhe N. Xh., të dy banues në Korçë shumën prej 18 mijë euro.

Arrestimi i tij u krye pas kontrollit të ushtruar në një banesë në lagjen “Isa Boletini” ku fshihej ky shtetas.
 
Ndaj Bashos Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin