Në lindje të fshatit në Novoselë, në afërsi të një pike të përpunimit të inerteve ‘’Lavatriçja e vjetër’’, 27-vjeçari Denis Gjeka banues në Fier, punëtor pranë kësaj pike është futur për tu larë në lumë dhe nuk ka dalë më në breg.
 
I riu ishte nën shoqërinë e kolegut të tij, 53-vjeçarit me iniciale I.I, para se të mbytej në lumë. Kolegu pasi ka vënë re zhdukjen e 27-vjeçarit nga shpërfaqa e ujit ka telefonuar menjëherë sallën operative Vlorë për të kërkuar ndihmë.
 
Shërbimet e Polumbarëve dhe Policia Kufitare janë njoftuar dhe kanë gjetur pas orësh trupin e 27- vjeçarit. 

vjose

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com