Vlorë, vrasja e 3-fishtë burg përjetë
autorit, 70 vjet 2 bashkëpunëtorëve

Burgim të përjetshëm kërkoi prokuroria e Vlorës për të dyshuarin kryesor të tre vrasjeve në lagjen “Çole” të Vlorës, Aleksandër Llanaj. Kurse për dy personat e tjerë të akuzuar të cilët aktualisht janë të lirë, Bertil Alliaj dhe Ani Begajn ka kërkuar nga 35 vjet burg. Bëhet fjalë për vrasjen e Haki Rakipit, Alfred Velaj dhe Albi Limaj në 24 Maj, në një nga ambjentet e jashme të lokal “Adore”. Krimi ndodhi pas konfliktit midis autorëve dhe viktimave në një kazino të qytetit të Vlorës.

Të pandehurit akuzohen për vrasje në bashkëpunim në rrethana cilësuese si edhe për “armëmbajtje pa leje”. Fillimisht, të akuzuarit janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”. Por më pas, gjykata e Vlorës në seancën e datës 23 shtator 2015 zbuti masën e sigurimit për shtetasit Ani Begaj dhe Bertil Aliaj, duke i vendosur “detyrim për paraqitje”. Tashmë dy të liruarit janë në arrati.

Vrasja për ofendimin
Pikënisje e konfliktit ka qenë një debat mes të rinjve në një kazino të qytetit bregdetar. Sipas prokurorsië, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj kanë ofenduar Xhuliano Lutaj, i cili ka vënë në dijeni shokun e tij Albi Limaj. Një ditë më pas ky i fundit ka lajmëruar Aleksandër Llanajn, shok i tyre, ndërsa pak orë më vonë tre të rinjve u bashkohen edhe Ani Begaj dhe Berti Aliaj. Të hipur në një automjet të rinjtë kanë shkuar të sqarohen në një lokal në lagjen Çole ku ndodhej grupi tjetër i të rinjve.

Të dyja palët kanë qenë të armatosur ne momentin kur filluan të debatonin. Nga të shtënat mbeti i vdekur Haki Rakipi, Ardi Velaj dhe Albi Limaj. Pas ngjarjes u arrestuan të gjithë të rinjtë, por në shtator gjykata la në detyrim paraqitje Ani Begaj dhe Berti Aliaj. Dy të dënuarit tashmë janë në arrati. Akuza ndaj bazohet në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, aktet e ekspertimit kimik, aktet e ekspertimit balistik, aktet e ekspertimit mjeko-ligjor, tabulatet telefonike, përgjimet e kryera, procesverbali për këqyrjen e pamjeve filmike, thëniet e personave të pyetur si deklarues

 

vrasja ne vlore
 (Lart tre autorët, poshtë 3 viktimat)

Akuzat e ngritura
Nga sa më sipër, rezulton se i pandehuri Aleksandër Llanaj ka kryer vrasjen me dashje me armë luftarake të shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, veprime këto të cilat i ka kryer në bashkëpunim me shtetasit Ani Begaj, Bertil Alliaj dhe të ndjerin Albi Limaj (i cili ka organizuar edhe takimin). Në lidhje me vrasjen e të ndjerit Albi Limaj,i pandehuri Aleksandër Llanaj duke e ekspozuar këtë të fundit me dashje ndaj goditjeve me armë të realizuara prej tij i ka shkaktuar atij vdekjen.Përfundimisht, prokuroria çmon se i pandehuri Aleksandër Llanaj ka kryer veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” të kryer në bashkëpunim me shtetasit Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.


vlore
 (Vendi i krimit)

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve