Një vajzë e re, rreth moshës 29 vjeç, ka humbur jetën teksa lahej në det. E reja, e identifikuar si Afërdita Xhilaj, është gjetur e mbytur në Portonovë. Xhilaj ishte e shoqëruar nga dy miq nga Gjermania, vend në të cilin jetonte edhe vetë.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës.
Kjo zonë njihet për rrymat e forta detare, të rrezikshme dhe informacionet paraprake janë që Xhilajka mund të jetë përballur me to. Pritet zbardhja e ngjarjes nga autoritetet.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:30, në plazhin e Portonovës, në Zvërnec, dyshohet se është mbytur në det shtetasja A. Xh., 29 vjeçe, banuese në Shkodër.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente








