Vlorë/ Iu fundos skafi plastik i peshkimit në mes të detit, Guardia di Financa shpëton 2 peshkatarët, i shoqëruan në port

Vlorë/ Iu fundos skafi plastik i peshkimit në mes të detit, Guardia di Financa shpëton 2 peshkatarët, i shoqëruan në port

Vlorë-Policia kufitare e Vlorës në bashkëpunim edhe me Guardia di Finanza kanë shpëtuar 2 peshkatarë, mbrëmjen e sotme.

Dy peshkatarëve iu fundos skafi plastik i peshkimit në mes të detit, si pasojë e një defekti gjatë lundrimit.

Policia i ka ardhur në ndihmë ekuipazhit të skafit plastik të peshkimit i cili po kërkonte ndihmë, duke i nxjerr në portin e Vlorës dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në koordinim me Guardia di Finanza, ndërhynë menjëherë, duke mbërritur në zonën detare përballë petroliferës, ku ekuipazhi i një skafi plastik peshkimi kërkonte ndihmë, pasi mjeti i tyre lundrues u fundos si pasojë e një defekti gjatë lundrimit. Falë ndërhyrjes në kohë, dy personat në bord u shpëtuan dhe u transportuan në mjetin lundrues të Guardia di Finanza, të cilët i shoqëruan në portin e Vlorës, ku më pas u transportuan në spital për ndihmë mjekësore , jashtë rrezikut për jetën", njoftoi policia.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale