Vlorë/ Shtyhet me dy muaj seanca për ish-oficerin e policisë, Dritan Zagani

Vlorë/ Shtyhet me dy muaj seanca për ish-oficerin e policisë, Dritan Zagani

VLORË- Është shtyrë me 2 muaj seanca e radhës për ish-oficerin e policisë, Dritan Zagani, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. Seanca e nisur sot në Gjykatën e Apelit të Vlorës u shty për shkak të kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, pasi nuk ka arritur që të njoftojë Zaganin përmes autoriteteve zviceriane.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se seanca e radhës do të mbahet me 22 janar. Ndërkohë në seancën e sotme është paraqitur babai i Dritan Zaganit, i cili ka ndjekur zhvillimet rreth çështjes së të birit. Seanca drejtohej nga relatorja Margarita Buhala, anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në shkallë të parë Zagani është dënuar me 4 vite e gjysmë heqje lirie, ndërsa prej disa vitesh ish-oficeri ndodhet në Zvicër.  Dritan Zaganit, ish-oficeri i policisë u bë i famshëm për denoncimet ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ka pesë vite që është në arrati. Teksa ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi ndiqej penalisht nga prokuroria, Dritan Zagani gati pese vite më parë vendosi të largohej fshehtas nga Shqipëria, duke kërkuar azil politik në Zvicër, nga ku bëri denoncimet e tij ndaj Saimir Tahirit dhe disa prej drejtuesve të policisë, si të lidhur me grupin e Habilajve në trafikun e kanabisit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron