Një vatër zjarri është regjistruar rreth mesditës së kësaj të hëne në fshatin Llakatund, në Vlorë. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e tyre në zona të tjera përreth.

Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur dy automjete të shërbimit zjarrfikës, me qëllim izolimin dhe shuarjen e flakëve. Forcat zjarrfikëse po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar rrezikimin e banesave apo përhapjen e zjarrit në sipërfaqe më të mëdha.

Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë nga afër situatën.