VMRO parti fituese në Maqedoninë e Veriut/ Xhelal Neziri: Goditi faktorin shqiptar, fitoi votën e nacionalistëve

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut folën tërësisht për partinë e djathtë nacionaliste VMRO DPMNE, duke fituar si presidencialet si dhe ato parlamentare si forcë e parë. Nga Maqedonia e Veriut foli në lidhje skype për ‘Studio Live’ gazetari Xhelal Neziri.

Ai u shpreh se fushata e partisë fituese u drejtua në goditjen ndaj BDI-së dhe Ali Ahmetit

'E gjithë fushata duket se u zhvillua në këtë drejtim, të goditjes së BDI nga njëra anë dhe ngjalljes së shpresës. Pas këtyre zgjedhjeve Maqedonia e Veriut do të kthehet në duart e partive maqedonase. Kështu ishin dhe sloganet e VMRO DPMNE, Maqedonia sërish e jona. Tjetra Maqedonia sërish krenare', thotë Neziri për Arbër Hitajn.

Sipas Nezirit, mbështetja e madhe për këtë parti që asociohet me anti-shqiptarizmën erdhi edhe prej sloganeve që kërkonin kthimin e Maqedonisë në duart e maqedonasve.

'Impononin një qeverisje të Maqedonisë së Veriut nga maqedonas. Dhe të gjitha këto bënë që VMRO të ketë aq shumë mbështetje. Ndërkohë që LSDM të ketë një disfatë më të keqe, historike të cilën nuk e ka pësuar ndonjëherë', shton gazetari.

Sulmet e VMRO dhe mbështetësve të saj ishin ndaj faktorit shqiptar sipas Nezirit, duke akuzuar se për vite më radhë shteti ka qenë në duart e shqiptarëve, duke keqqeverisur.

'Ndaj faktorit shqiptar në qeveri. BDI asocionte shqiptarët. VMRO në të kaluarën ishte një parti që përdorte kartën e anti-shqiptarizmës dhe fitonte votat e nacionalistëve. Të gjithë ata votues e kishin të qartë se duke goditur BDI, VMRO-ja godet shqiptarët. Akuzonte se shteti i Maqedonisë së Veriut ishte në duart e shqiptarëve, dhe fitoi një mbështetje historike', shprehet ai.

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja