TIRANE- Pasditja e së enjtes nuk ishte një pasdite e zakonshme nëntori për fituesit e fazës së dytë të shorteut "Vodafone My Dream". Dyqani i "Vodafone Albania" në zonën e ish-Bllokut u kthye në një skenë ku u pritën njëri pas tjetrit fituesit e fazës së dytë të shorteut "Vodafone My Dream".
S'e kishin menduar kurrë që një rimbushje telefoni do t'i bënte pronarë të një makine "Fiat 500" dhe për më tepër të një super apartamenti te "Kodra e Diellit". Të emocionuar dhe akoma të befasuar, fituesit nga qytete të ndryshme të Shqipërisë tërhoqën dhuratën e tyre duke e bërë të paharrueshëm këtë prag festash.
“Akoma nuk më besohet që mbaj në dorë çelësat e një apartamenti në zemër të Tiranës. Jam bërë pjesë e një ëndrre që ma realizoi "Vodafone". E falenderoj shumë në emër të gjithë familjes time”, tha në fjalën e tij fituesi i apartamentit.
Ky aktivitet pasoi aktivitetin e verës tek "Lulishtja e Vëllezërve Frashëri" ku fituesit e fazës së parë u bënë pronarë të 5 makinave "Fiat 500"
Në fillim të verës, "Vodafone Albania" lançoi fushatën më të madhe verore, "Vodafone My Dream", ku thjesht falë një rimbushjeje prej 500 Lekë, abonentët "Vodafone" u bënë pjesë e shorteut për të fituar çdo javë 1 prej 10 "Fiat 500" të vëna në dispozicion, si dhe çmimin e madh për një super Apartament tek "Kodra e Diellit".

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com