Vodafone, për 11 vite dhuron gjak
Samoulada: Të jemi më humanë

Vodafone, për 11 vite dhuron gjak<br />Samoulada: Të jemi më humanë
Fushatës së dhurimit të gjakut, kompania celulare Vodafone Albania i është bashkuar për të 11 vit rradhazi. Më shuëm se 65 punonjës dhe të afërm të tyre i janë përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak.
 
Kompania Vodafone Albania i është përgjigjur për të 11 vit rradhazi, thirrjes së kryqit të kuq për dhurimin e gjakut , në ndihmë të personave që vuajnë nga sëmundja e talasemisë.

Më shumë se 65 punonjës të Vodafonë Albania, miq dhe familjaër të tyre u bënë sërish pjesë e një gjesti human, duke u shndërruar në pak minuta heronj për njerëzit që kanë aq shumë nevojë për gjak, e duke përcjellë një mesazh të fortë tek i gjithë komuniteti, i cili duhet të kontribuojë në uljen e nevojës për gjak.

Drejtoresha e burimeve njerëzore në Vodafone Albania, Christina Samoulada, shprehu edhe mesazhin për më tepër humanizëm.
 
Nevojat për gjak në vendin tonë janë të shumta, pasi numërohen më shumë se 600 persona talasemikë. Për të bërë thirrjen për më shumë dhurues gjaku, Xhuli Muçollari, përveç falenderimit për Vodafone, ju bëri thirrje edhe kompanive të tjera për t'iu bashkuar kësaj fushate.
 
Vodafone Albania është e ndjeshme jo vetëm ndaj këtij problemi por dhe ndaj çdo problematike sociale të komunitetit, ndja edhe çdo vit kompania cakton fonde të konsiderueshme në projekte për mbështetje sociale të realizuara ëprmes Fondacionit Vodafone Albania dhe seskionit të përgjegjshmërisë sociale të kompanisë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament