SHKODËR- Në një kohë kur puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim vijon, policia e Shkodrës ka vënë në pranga 1 person, ndërkohë që është në kërkim të një tjetri.
Si përgjegjës për grabitjen në bashkëpunim nën kërcënimin e armëve, policia e Shkodrës ka arrestuar 18-vjeçarin, A.C.
Ngjarjes ka ndodhur më datë 02.04.2021, në fshatin "Drisht", ku nën kërcënimin e armës dy persona, njëri prej të cilëve A.C kishin vjedhur një shumë parash nga Y.C.
Ndërkohë për bashkëpunëtorin e tij, D.Sh të shpallur në kërkim puna për kapjen e tij vijon.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.