Beograd - Një vajzë 2 vjeçare është kafshuar nga një ujk në kopshtin zoologjik të kryeqyetit serb të Beogradit.
Siç mund të shihet edhe në video, vogëlushja po ecte në rrugë së bashku me prindërit e saj, kur kafsha pranë një stoli me pronaren e saj, ngrihet dhe e kafshon.
Prindërit e saj së bashku me disa kalimtarë nxitojnë për të shpëtuar 2 vjeçaren.
Sipas drejtorit të kopshtit zoologjik Vuk Bojoviç, ujku reagoi në atë mënyrë pasi vogëlushja i doli papritur pas krahëve duke e trembur dhe e detyruar të mbrojë veten.
Por në video mund të shihet qartë ujku i cili pasi sheh vogëlushen, lëshohet drejt saj.
Ujku është 10 muajsh dhe mbahej me litar nga një vullnetare e kopshtit zoologjik, gjatë shëtitjes ditore.
Vogëlushja 2 vjeçare u dërgua në spitalin pediatrik me një plagë në kurriz, ku qëndroi për 2 ditë para se të largohej.
Video e hedhur në internet ka marrë mijëra klikime brenda pak ditësh.
Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO