Edhe pse në palestër, nuk kanë lënë pas atmosferën festive. Një tavolinë e vogël, me ushqime modeste, por që nuk e fsheh dëshirën e banorëve të Krujës për të pasur shtëpinë e tyre të re sa më shpejtë.
Një ditë më parë në palestrën e shkollës numër 4 ku janë strehuar rreth 40 banorë të prekur nga tërmeti, është festuar edhe ditëlindja e një vogëlusheje, e cila ka mbushur 1 vjeç. Prej një muaji në palestër përshtatja ka qenë mjaft e vështirë edhe për të, ndërsa familjarët e saj kishin menduar edhe për vendosjen e disa zbukurimeve për të sjellë atmosferën e ditëlindjes. Në palestër nuk mungon as pema e Vitit të Ri, ndërsa një zonjë është munduar që me disa gatime modeste të sjellë një tryezë festive për fqinjët e saj.
Donika: Shtëpia ime është për rindërtim. Kam ardhur këtu se kam komshinjtë që kam jetuar 25 vite. Shpresoj të na japin një rrugëzgjidhje. I uroj gëzuar, mos i pafshim më këto ditë që kemi kaluar, dhe sa më shpejtë në shtëpitë e tyre.
"Ta festosh në këto kushte është një ndryshim 100% në krahasim me shtëpinë. Jemi munduar me sakrifica. Jemi 8 pjesëtarë të familjes këtu. Presim një vlerësim të fundit për shtëpinë, nëse do të prishet apo do të riparohet. Ne kërkojmë të dimë si do të veprohet. Të marrim një rrugë", shprehet një tjetër banor.
"I uroj që të tillë fatkeqësi të mos shohin më. Të jenë në shtëpitë e tyre, do të jetë një gëzim i madh për popullin e Durrësit, Tiranës, e Thumanës, sa më shpejtë më mirë do jetë për popullin. Qetësia nëpër palestra nuk është kurrë", shprehet një banor.
Lajmi kryesor:
Troket 2020-a! Viti i ri përmes kamerës së Report Tv: Nga festa e vakët e të pastrehëve të tërmetit tek spektakli i fishekzjarreve në çdo cep të Shqipërisë
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.8%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1186
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Kulluri: Kurti antiamerikan, punon kundër interesave të vendit! Osmani: SHBA po thotë se nuk e do më nëpër këmbë Albinin
4 Shkurt, 21:39
-
Kosova në ‘Repolitix’/ Spahiu: Trump do i kërkojë Kosovës të kthejë borxhin e miliardave, siç ja kërkoi Ukrainës
4 Shkurt, 21:25
-
Alibeaj në ‘Frontline': Komisioni ‘Xhafaj’ do ndërhyjë te SPAK-u, të hetohen takimet e paligjshme të PS-PD me Diasporën! Misioni ynë, nxjerrja e Ramës në pakicë
4 Shkurt, 19:24
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Bardhi, Alizoti e Gjekmarkaj dikur e shanin Berishën, tani i ‘lëpihen’ për t’u bërë deputetë! Primaret janë një teatër
4 Shkurt, 18:46
-
'5 Pyetjet'/ Shehi: Koalicion me Bashën e Alibeajn, s'kemi kandidat për kryeministër! Hoxha: Të largohen mamuthët e tranzicionit! Toska: Basha do e vjedhë mandatin!
3 Shkurt, 22:09
-
Ekskluzive në Report Tv, Boriçi në 'Esencë': Enver Hoxha me 2 miliardë rubla, si ia mori vendeve të kampit socialist!
2 Shkurt, 21:19
-
Spahiu: Rama t'i thotë rinisë pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Gjermani! Ai po bën fushatë për dy mandate, synon 93 deputetë
2 Shkurt, 18:04
-
Durrës/ Çahet argjinatura e kanalit të Porto-Romanos, banorët akuzojnë firmën dhe kërkojnë ndërhyrje: Rrezikohet katastrofa, të ndërhyhet
31 Janar, 14:13
-
Beqiri në Report Tv: Për 21 janarin ka prova të reja, Berisha urdhëroi krimin! Çoi truprojën me 300 mijë euro te familja e Hekuran Dedës që t’i blinte heshtjen
28 Janar, 18:44
-
Avokati Beqiri: Belind Këlliçi mafioz i kategorisë së lartë, shantazhon SPAK e BKH, ka prova! Përndjek botuesin Carlo Bollino pse investigon krimet e tij
28 Janar, 18:20
-
Virozat e stinës, Tomini: Vaksinohuni, shenjat që s’duhet të neglizhoni dhe mjekimi! Ka fluks të lartë, 3 ditë trajtim në shtëpi, jo antibiotikë
28 Janar, 13:58
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43