Vogëlushja që raportonte luftën në
Siri, i shkruan letër Donald Trump-it

Vogëlushja që raportonte luftën në<br />Siri, i shkruan letër Donald Trump-it
Bana Alabed, 7-vjeçarja e cila u bë e njohur në të gjithë botën nga statuset e saj në Twitter, nga Alepoja Lindore, i ka shkruar një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Duhet të bëni diçka për fëmijët e Sirisë. Ata janë si fëmijët tuaj dhe meritojnë të jenë në paqe, ashtu si edhe ju”, fillon letra e vogëlushes.

Bana arriti të largohej nga Siria së bashku me familjen e saj gjatë evakuimeve masive dhe u vendos në Turqi.

Llogaria e 7-vjeçares në Twitter, ishte shpesh herë pjesë e lajmeve të BBC dhe shumë agjencive të tjera lajmesh.

Letra e plotë e Bana Alabed, drejtuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump:

I dashuri Donald Trump.

Emri im është Bana Alabed dhe jam një shtatë vjeçare nga Siria, prej qytetit të Alepos.

Kam jetuar në Siri gjithë jetën time para se të largohesha në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Jam pjesë e fëmijëve të Sirisë që kanë përjetuar luftën atje.

Por tani, jam duke përjetuar paqen në shtëpinë time të re në Turqi, në Alepo isha në shkollë por shpejt ajo u shkatërrua, për shkak të bombardimeve.
Disa nga shokët e mi vdiqën.

Unë jam shumë e mërzitur për ta dhe do të doja që ata të ishin me mua, sepse tani do të luanim bashkë. Në Alepo nuk mund të luaja, sepse ishte qyteti i vdekjes.

Në Turqi, tani mund të luajë dhe të kënaqem. Mund të shkoj edhe në shkollë, edhe pse këtë se kam bërë akoma. Prandaj, paqja është shumë e rëndësishme për të gjithë, përfshirë edhe juve.

Megjithatë, miliona fëmijë sirian nuk janë si unë, dhe akoma janë duke vuajtur në shumë pjesë të Sirisë, ata po vuajnë për shkak të të rriturve.

E di se ti do të jesh presidenti i ri i Amerikës, andaj a mundesh të lutem të shpëtosh fëmijët dhe njerëzit e Sirisë? Ti duhet të bësh diçka për fëmijët në Siri sepse ata meritojnë paqe.

Nëse më premton se do të bësh diçka për fëmijët në Siri, unë jam që tani mikja jote e re.

Po pres me padurim të shoh se çfarë do të bësh për fëmijët në Siri.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Lordi Lancaster: Aleatët të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në NATO

Lordi Lancaster: Aleatët të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në NATO