Vogue: Ju prezantojmë Era Istrefin,
 këngëtarja me zërin si Rihanna

Vogue: Ju prezantojmë Era Istrefin,<br /> këngëtarja me zërin si Rihanna
Era Istrefi po e shtrin famën e saj ndërkombëtarisht dhe një gjë e tillë vërtetohet edhe nga intervista që ajo ka dhënë së fundmi për revistën prestigjoze “Vogue”.  Siç thuhet edhe në shkrimin e Vogue tani Era është gati të vazhdojë karrierën e saj në SHBA.
 
Në intervistën e dhënë Era është shprehur se për vite me radhë ka kënduar vetëm për veten e saj pasi nuk ishte e sigurt se cila ishte rruga që dëshironte të ndiqte në jetë.  “Kur isha 19-vjeçe kam publikuar këngën time të parë me titull “Mani per money”. Dhe prej tre vitesh vazhdoj të këndoj”, ka thënë Era.

E pyetur se çfarë ka ndryshuar për Erën kur muzika e saj filloi të merrte vëmendje ndërkombëtare Era është shprehur: “Pashë që ndjekësit e mi po shtoheshin me shpejtësi brenda natës, me mijëra në minutë. Mendova me vete se çfarë po ndodh? Mos ndoshta më kanë vjedhur profilin? Nuk ia kisha idenë, por më pas pash shumë postime rreth meje dhe se sa shumë e donin këngën dhe videon. Ishte një moment shokues dhe i bukur në jetën time. Ju betohem, ishte një mrekulli”.

Në intervistën e saj këngëtarja e “Bonbon” ka zbuluar se po punon në studiot muzikore amerikane, për të sjellë projekte të reja muzikore në gjuhën angleze.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv