Kuzhinieri shqiptar nga Fishta e Lezhës është renditur ndër katër kuzhinierët më të mirë ne fushën e gastronomisë botërore nga revista “Vogue”.

Shefi i kuzhinës shqiptare i cili ka një eksperincë të hershme në gatimet dhe specialitetet tradicionale shqiptare të zonës së veriut ka mahnitur edhe fushën e gastronomisë botërore me shijen e ushqimeve të tij. Revista e njohur në një artikull dedikuar gastronomisë rendit 30 vjecarin mes katër specialistëve të tjerë, suedezit Magnus Nilsson, brazilianit Beto Pimentel dhe algjerianit Sid Ali Lahlou.

Ata janë përzgjedhur për shkak të përbërësve të veçantë që përzgjedhin në gatimet e tyre. Alitin Prenga pas 10 vitesh emigrimi në Itali është rikthyer në vendlindjen e tij, Lezhë për të hapur një restorant të quajtur “Mrizi i Zanave”, emër ky i huazuar nga vargjket lirike të Fishtës.


Ai përmendet në “ Vogue” për specialitetet e kuzhinës shqiptare si: mish keci, flija, gliko të ndryshme, reçelë etj. E veçanta e shijes së tyre është tek përbërësit të cilët prodhohen në zonën e Fishtës dhe përreth. Ai tashmë ka marë emër në botë për revolucion në fushën e gatimit.


altin prenga


(ad.ti/shqiptarja.com)