Vogëlushja zbulon mesazhin shokues të të burgosurve në kartolinën e Krishtlindjeve

Vogëlushja zbulon mesazhin shokues të të burgosurve në kartolinën e Krishtlindjeve

Florence

Kompania e kartolinave të Krishtlindjeve për bamirësi “Tesco” pezulloi prodhimin  në një fabrikë në Kinë pasi një vajzë 6-vjeçare nga Londra gjeti brenda njërës prej tyre një mesazh nga punëtorët.

Shënimi i gjetur nga vajza Florence Widdicombe, ishte shkruar nga të burgosurit në Shanghai, ku tregohej se ata ishin të detyruar të punonin kundër vullnetit të tyre.

“Ju lutemi na ndihmoni dhe njoftoni organizatat e të drejtave të njeriut”, thuhej në mesazh.

Tesco u shpreh e 'shokuar' nga raporti, duke shtuar: “Ne kurrë nuk do të lejonim punën e të burgosurve në zinxhirin tonë të furnizimit”.

Supermarketi gjigant sqaroi se do ta hiqte nga lista e tij furnizuesen e kartolinave, Zhejiang Yunguang Printime, nëse konstatohej se kishte përdorur punën e të dënuarve me burg.

Kompania kineze ndërkohë mohon të ketë detyruar të burgosurit të punojnë për të.

Florence ishte duke i shkruar kartolina Krishtlindjesh shokëve të saj të  shkollës, kur zbuloi se njëra prej tyre, në të cilën shfaqej një kotele me një kapelë të babagjyshit, ishte tashmë e shkruar brenda.

Me shkronja kapitale shkruhej se ishin një grup të huaj të burgosur në burgun e Shangait, Qingpu, që i detyronin të punonin kundër dëshirës së tyre.

Më pas, personit që do të gjente mesazhin, i kërkohej të kontaktonte Peter Humphrey, një gazetar britanik, i cili ka qenë dhe vetë i burgosur atje katër vite më parë.

Mesazhi i të burgosurve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar