'Shëndetësia', Vokshi-deputetëve të mazhorancës: Të miratojmë planin e përbashkët hetimor

'Shëndetësia', Vokshi-deputetëve të mazhorancës: Të miratojmë planin e përbashkët hetimor

1715538039_vokshi.jpeg

Kryetarja e Komisionit Hetimor për PPP-të në Shëndetësi, Albana Vokshi kërkoi sot nga deputetët e mazhorancës që të miratojnë planin e përbashkët hetimor, duke u shprehur se vendimi i tyre për të përjashtuar opozitën është i turpshëm dhe antiligjor.

"Sot kam dy fjalë në adresë të Kryetares së Kuvendit. Parlamenti i Shqipërisë ka patur problemet e veta këto 3 dekada, por kurrë nuk ka qenë në një pikë kaq të ulët sa me Lindita Nikollën. Më vjen shumë keq ta pohoj, por nën drejtimin e saj, parlamenti sillet si një institucion në varësi të qeverisë, ku urdhri i Edi Ramës është ligj. Me shqetësimin e bojkotit nga ana e deputetëve socialistë, për bllokimin e punës në komision, për mbledhjet e paligjshme të thirrura në mënyrë të njëanshme, i jemi drejtuar Kryetares së Kuvendit zyrtarisht, me disa kërkesa, me qëllim që të kryejë një rol për rikthimin e normalitetit”, nënvizoi Vokshi.

"Janë pesë kërkesa të tilla, duke nisur që nga ngritja e shqetësimit nga kryetari i grupit, deri tek kërkesat e mia për funksionimin e organeve të Kuvendit apo takim me deputetët e opozitës”. Mund të habiteni, por nuk ka asnjë përgjigje për të pesë kërkesat tona. Kur bëhet fjalë për t’i rikthyer dinjitetin Parlamentit dhe për të vendosur ligjshmërinë përpara interesit partiak, Lindita Nikolla zhduket. Në këtë frymë antishtet dhe antiparlament, ka vepruar edhe Sekretariati për Votimin dhe Procedurat. I kam dërguar Klotilda Bushkës 3 kërkesa për mbledhjen e tij, prova për shkeljen e ligjit nga ana e kolegëve të saj socialistë në komision, por kanë kaluar 2 javë dhe qëndrimi është i njëjtë si i Lindita Nikollës: nuk ka asnjë përgjigje. Besoj të gjithë e keni të qartë se këto janë qëndrime të koordinuara për të mos lejuar kontrollin parlamentar të qeverisë. Për të penguar hetimin e aferës 200 milionë euro të koncesioneve të sterilizimit dhe të check up-it”, tha më tej Vokshi.

Ajo përsëriti ftesën për pjesëmarrje të deputetëve të mazhorancës në dy mbledhje që ka thirrur ditën e hënë atë  të kryesisë së komisionit, në orën 14:00, për të vendosur bashkë me nënkryetarin socialist dhe sekretarin si do të ecet përpara dhe mbledhjen e komisionit në orën 15:00 me 2 kërkesa në rendin e ditës, të miratohen kërkesat për informacion dhe t’u jepet kohë ekspertëve për hartimin e një plani të përbashkët hetimor.


Lajmi kryesor:

Anëtarët e Komisionit Hetimor në Shëndetësi me axhenda të ndara! PS nis vizitat në terren, opozita ‘ngec’ te plani hetimor


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë