Vokshi: Veliaj hoqi punonjësen nga
puna se si firmosi tenderin për vëllain

TIRANË­ – “Veliaj pushoi nëpunësen se nuk pranoi të firmoste tenderin për vëllain e tij”. Kështu ka deklaruar deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila ka akuzuar kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës, Erion Veliajn se ka mbështetur me tendera vëllain e tij gjatë kohës që ishte ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Ajo ka thënë se arsyeja se përse Veliaj ka pushuar nënpunësen Luiza Gjonajn është se ajo nuk ka firmosur tenderin për vëllain e tij.

Për të mbuluar abuzimet e tij, korrupsionin me tenderat që ka përfituar vëllai, Erion Veliaj është gati të gënjejë në mënyrë monstruoze. Ai deklaroi se e ka pushuar Luiza Gjonajn, nëpunësja që nuk pranoi të firmoste tenderin për vëllain e tij, madje që e denoncoi me shkresë zyrtare shkeljen e ligjit, sepse ajo paska munguar 74 ditë në punë.
Ja ku është akti i kontrollit, i bërë nga vartësit e tij. Pra procedimi disiplinor që ka urdhëruar Veliaj, pas denoncimit që Gjonaj i bëri korrupsionit. Kontrolluesit kanë shkruar në raport, e zeza mbi të bardhë, që zonja Gjonaj, ka munguar një ditë në punë, me 8 gusht të vitit 2014. Ja ku është raporti. Një ditë të vetme. 74 ditë tha Veliaj dhe e përsëriti këtë refren 10 minuta në emisionin Opinion, kushdo që e ka parë e mban mend. Në të njëjtën mënyrë, Erion Veliaj gënjen, duke u përpjekur të mbulojë aferat e tij, si me vilën luksoze, dasmën luksoze të bërë me fondet publike të traku­fest, 540 milionë lekët që ka marrë kompania e vëllait të tij, e deri tek skandali më i rëndë, përfshirja në paratë e pista të Dzanashvillit, përmes bashkëshortes së tij. Qytetarët e Tiranës janë ngopur me mashtrimet e tij për të mbuluar korrupsionin
”, - tha Vokshi.
vokshi
vokshi
vokshi
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjiptin-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjiptin-SHBA për monitorimin e armëpushimit