Superliga shqiptare në volejboll për meshkuj zhvilloi këtë fundjavë ndeshjet e pesta. Në duelin që vendosi kreun, Partizani mundi 3-1 me sete Erzenin, me të kuqtë që u shkëputën në krye. Seti i parë foli për miqtë nga Shijaku, teksa u mbyll 16-25. Në tre setet e tjera, Partizani tregoi forcën dhe pretendimet këtë sezon, duke fituar 25-17, 25-21 dhe 25-16.
Në "Farie Hoti", Tirana fitoi 3-0 me Teutën, duke ndjekur kryesuesit e Partizanit. 25-15, 25-23 dhe 25-21 u mbyllën tre setet për bardheblutë. Në Korçë, në pallatin e sportit "Tamara Nikolla" Skënderbeu fitoi 3-1 me Studentin. Seti i parë shkoi për Studentin 19-25, teksa korçarët kthyen ndeshjen 29-27, 27-25 dhe 30-28.
Në "Qazim Dervishi", Vllaznia fitoi 3-0 me Elbasanin. 25-18, 25-21 dhe 25-20 u mbyllën setet në këtë duel. Pas javës së pestë, Partizani prin me 15 pikë, ndjekur nga Tirana me 12, Erzeni me 11 dhe Skënderbeu me 10. Në fund Elbasani me zero pikë.
Renditja: