Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra është në fazën gjysmëfinale. Në ndeshjen e parë të kësaj faze, Tirana humbi këtë të martë 2-3 me sete me Partizanin në Pallatin e Sportit "Farie Hoti".
Vajzat e kuqe kaluan në avantazh të dy seteve, teksa Tirana barazoi në 2-2 me sete për ta dërguar ndeshjen në setin e pestë. 7-15 foli seti i fundit për Partizanin, me ndeshjen e kthimit mes këtyre skuadrave që do zhvillohet në 15 shkurt në orën 18:00.
Seti i parë i ndeshjes përfundoi 23-25 në favor të Partizanit, ndërsa edhe i dyti u mbyll në favor të vajzave të kuqe (15-25). Në pjesën e dytë të lojës, Tirana fitoi 25-18 dhe 29-27 me sete, për të dërguar lojën në setin final, aty ku Partizani doli i fituar 7-15.