Kampionati kombëtar i volejbollit për femra dhe meshkuj zhvilloi dje javën e tretë. Skuadrat pretendente fituan në ndeshjet respektive si në Superligën e femrave dhe të meshkujve.
Te femrat, vajzat e Skënderbeut kampione në fuqi fituan me Korabin në Korçë. 3-0 me sete për korçaret, që e mbyllën 25-13, 25-12 dhe 25-8, duke dominuar kundërshtaret. Partizani fitoi po 3-0 me sete me Teutën. 25-10, 25-7 dhe 25-21 për vajzat e kuqe, që e patën më të lehtë ndeshjen sesa ishte parashikuar. Tirana e vajzave fitoi 3-0 me Vllazninë. Seti i parë ishte i luftuar 25-23, 25-19 dhe 25-17.
Te meshkujt, Skënderbeu fitoi 3-0 me Elbasanin. 25-17, 25-20 dhe 25-17 u mbyllën setet në Korçë. Erzeni fitoi 0-3 me Studentin. 18-25, 23-25 dhe 23-25 u mbyllën setet. Partizani fitoi me Teutën po 3-0 me sete. 25-19, 25-22 dhe 25-14 u mbyll ndeshja me fitoren e të kuqve. Tirana bëri detyrën në "Farie Hoti" duke fituar me Vllazninë po 3-0 me sete. 25-20, 25-16 dhe 25-10 u mbyll ndeshja për bardheblutë.
Renditja në Superligën e meshkujve pas javës së tretë: