Von der Leyen: BE e mbajti fjalën, 70% e të rriturve kanë marrë një dozë të vaksinës kundër COVID-19

Shtatëdhjetë përqind e të rriturve në Bashkimin Evropian kanë marrë të paktën një dozë nga vaksinat kundër COVID-19. Njoftoi presidentja e Komisionit Ursula Von der Leyen.

 " Bashkimi Europian e ka mbajtur fjalën.  Synimi ynë ishte të mbrojmë 70% të të rriturve në Bashkimin Evropian me të paktën një dozë deri në Korrik. Sot ne e kemi arritur këtë synim," tha Von der Leyen në një deklaratë.

Ndërkohë 57% e të rriturve kanë siguruar mbrojtje të plotë. Këto shifra, shprehet Von der Leyen tregojnë se procesi i vaksinimi ka ecur mirë deri tani, por ne do të vijojmë përpjekjet tona, ka thënë më tej ajo

Në anën tjetër përveç numrit të të vaksinuarve është rritur edhe numri i shteteve evropiane që planifikojnë ta bëjnë të jashtëligjshme hyrjen në një bar apo restorant pa treguar provë se je vaksinuar kundër COVID-19.

Me shtimin e rasteve të infektimeve, shtete si Franca, Holanda dhe Italia po kërkojnë ta shtojnë detyrimin për t’u pajisur me një ‘certifikatë COVID’ edhe për t’u akomoduar në hotele apo çdo lloj biznesi me ambiente të mbyllura.

13 shtete në Evropë kanë nisur planet për ta bërë ligjërisht të detyrueshme pajisjen me një certifikatë të tillë:

Austria, që e kërkon atë për hyrje në restorante, teatro, hotele, objekte sportive dhe sallonet e bukurisë

Qipro, kushdo që dëshiron të vizitojë restorante apo hotele në Qipro duhet të pajiset me Coronapass ose SafePass.

Danimarka kërkon ‘Coronapas’ për të gjithë restorantet me ambiente të brendshme apo objektet kulturore.

Franca detyron të  gjithë vizitorët në biznese me ambiente të mbyllura të pajise me një certifikatë jeshile.

Gjermania, masat variojnë nga qyteti në qytet por klientët duhet të paraqesin një test negativ ose provë që janë vaksinuar për të hyrë në biznese me ambiente të mbyllura.

Itali nga 6 gushti, të gjithë do të duhet të paraqesin një certifikatë jeshile COVID për të hyrë në biznese akomoduese dhe restorante.

Luksemburgu, qytetarët certificate vaksinimi ose teste.

Portugalia, pas orës 19:00 dhe gjatë fundjavave, bizneset në 60 bashki portugeze i kërkojnë klientëve provën e vaksinimit ose test negativ.

Njoftimi rreth këtyre masave të reja nuk është mirëpritur aspak mirë nga shumë qytetarë evropianë. Shumë besojnë se certifikata jeshile shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe inkurajon baret dhe restorantet të “diskriminojnë” kundër çdokujt që nuk dëshiron apo i trembet bërjes së vaksinës.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës