Von der Leyen: BE përgatit paketën e nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë

Von der Leyen: BE përgatit paketën e nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë

1669287115_von.PNG

Bashkimi Evropian po ecën përpara me një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë në përgjigje të sulmit të Moskës ndaj Ukrainës, tha shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një vizite në Finlandë, raportojnë mediat e huaja.

“Ne po punojmë shumë për të goditur Rusinë, aty ku i dhemb më shumë, për të zbehur kapacitetin e saj kundër Ukrainës. Dhe mund të them se po punojmë me shpejtësi për një paketë të 9-të të sanksioneve”, tha von der Leyen në një konferencë për shtyp.

Ajo gjithashtu shtoi: “Dhe kam besim se shumë shpejt do të miratojmë vendosjen e një kufiri të çmimit të naftës, së bashku me G7 dhe partnerë të tjerë. Ne nuk do të pushojmë derisa Ukraina të fitojë mbi Putinin dhe të marrë fund lufta e tij  e paligjshme dhe barbare”.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Bombardime në Kherson, ushtria ruse sulmon dhe një park lojërash! Kiev, 70% e shtëpive pa energji elektrike dhe pa ngrohje


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës

46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës