Nuk është ende e sigurt nëse do të ketë marrëveshje post-brexit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, por ditët e fundit ka pasur një progres të ndjeshëm në bisedime, është shprehur kështu Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Ashtu siç qëndrojnë gjërat tani, nuk mund të them nëse do të ketë marrëveshje ose jo. Por, mund të them se tani ka një rrugë drejt marrëveshjes. Rruga është shumë e ngushtë, por ekziston”, tha Von der Leyen.
Presidentja ka theksuar se ende ka pengesa mes palëve, në veçanti të drejtat e peshkimit.
“Kemi gjetur një rrugë përpara në shumicën e çështjeve, por dy prej tyre mbeten ende pengesë: fusha e barabartë e veprimit dhe peshkimi. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare”, tha ajo në Parlamentin Evropian.
Britania dhe BE-ja janë në ditët e fundit të negociatave për të mbrojtur tregtinë e lirë, në vlerë prej 1 trilion dollarësh, pas 31 dhjetorit, kur Britanisë i përfundon periudha e tranzicionit, pas daljes nga BE-ja.
Dështimi për të arritur marrëveshje para 31 dhjetorit, mund të krijojë kaos në kufij, për shkak të tarifave dhe masave të tjera dhe një skenar i tillë do t’i lëkundte gjithashtu tregjet financiare dhe zinxhirët e furnizimit në të gjithë Evropën.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
37.6%
-
Jo
58.9%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3786
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Von der Leyen po vuan nga një 'pneumoni e rëndë', anulon udhëtimet për 2 javët e para të janarit
3 Janar, 15:29
-
Orban nuk ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Presidencës polake të BE-së
3 Janar, 14:02
-
Sfidat e NATO-s në 2025: Trump, Ukraina dhe shpenzimet e mbrojtjes
3 Janar, 13:57
-
Suedia: Plani i BE-së për migrantët mund të finalizohet në mars
2 Janar, 17:39
-
Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025
2 Janar, 13:30
-
Hungaria humbet përfundimisht fondet 1 mld euro nga Bashkimi Evropian
1 Janar, 17:19
-
Polonia synon avancimin e procesit të zgjerimit gjatë kryesimit të BE-së
1 Janar, 09:27
-
Festa/ Kryeministri Rama uron Vitin e Ri: E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë dhe do e çojmë në majë! Do qëndrojë atje, edhe kur të mos jemi më...!
31 Dhjetor 2024, 19:10
-
Ylli Pata: 2024, viti i rënies së Ilir Metës
31 Dhjetor 2024, 18:57
-
Rusia i mbyll gazin Moldavisë, ‘sherri’ për borxhin 709 milionë dollarë, BE: Shantazh i Moskës
30 Dhjetor 2024, 08:02
-
Ahmeti: Nuk me vjen mirë që Kosova i ka marrëdhëniet kaq të ftohta me Amerikën dhe Evropën, falë tyre u çlirua!
29 Dhjetor 2024, 16:43
-
Izraeli bombardime të tjera në Gaza, të paktën 7 të vrarë në godinën e spitalit
29 Dhjetor 2024, 15:18
O tuj u perdredh shume tartakuti britanik."Harron" qe perballe nuk ka kolonite por Europen oksidentale.
Përgjigju