Von der Leyen në Kosovë, Osmani i kërkon heqjen e masave ndëshkuese dhe reagim ndaj Serbisë! Presidentja e KE: Duhet ende punë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka vizituar ditën e sotme Kosovën, në kuadër të turit në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ka deklaruar se është koha që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës, duke shtuar se ato kanë dëmtuar edhe procesin e dialogun.

Osmani ka theksuar se Kosova po vepron me qasjen pro fqinjësisë së mirë e se Serbia duhet të mbajë përgjegjësinë e vet për aktin terrorist në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.

“Sot kemi nevojë që BE-ja t’i vlerësojë dhe njohë këto arritje. Është koha e fundit që masat e padrejta ndaj Kosovës të largohen përfundimisht. Përveç të padrejta, këto masa po dëmtojnë qytetarët dhe kanë dëmtuar procesin e dialogut”, tha ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se duhet punuar për hapat e mëtejshëm që të arrihet në një pikë ku shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të binden për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Në një konferencë për media të shtunën në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, Von der Leyeni ka shtuar se bashkë me udhëheqësit e Kosovës janë të përkushtuar për t’i arritur këto qëllime. Ka vlerësuar si hap pozitiv hapjen e Merdarit për kalimin e mallrave serbe.

“Është shumë e rëndësishme të punojmë së bashku, dhe ne kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe avancimin në CEFTA dhe pas kësaj duhet të punojmë për hapa të mëtejshëm që të arrijmë në një pikë ku mund të hiqen masat dhe kjo do të ndihmojë të binden shtetet anëtare – pasi siç e dini të gjitha shtetet anëtare duhet të jenë dakord për heqjen e masave. Ne të dyja (Von der Leyen & Osmani) jemi të përkushtuara të gjejmë hapat e nevojshëm për të arritur këto qëllime. E rëndësishme ta shohim Kosovën si partneren tonë dhe ta bëjmë të mundur rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka thënë ajo.

Kosova është nën masat e BE-së që nga qershori i vitit të kaluar pas trazirave në veri me kryetarët shqiptarë për të cilën ndërkombëtarët fajësuan Qeverinë Kurti se nuk ndërmori hapa për ta shtensionuar situatën.

Në konferencë, Von der Leyeni ka theksuar se zgjerimi do të jetë në krye të agjendës në mandatin e dytë si presidente e KE-së dhe se është e përkushtuar që vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u sigurojë të gjitha mjetet e nevojshme për anëtarësim në BE.

“E di që viteve të fundit Kosova ka punuar shumë për ta përforcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe dua t’iu siguroj juve dhe Kosovës se në mandatin e tim të dytë zgjerimi do të jetë në krye të agjendës. Për mua është njëra prej projekteve më të mëdha. Për këtë arsye do të punojmë bashkë që të vazhdojmë tutje sepse jam e përkushtuar për një të ardhme ku të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i kenë të gjitha mjetet dhe instrumentet e nevojshme që ta bëjmë këtë realitet”, ka deklaruar ajo.

Presidentja e KE-së lavdëroi punën që ka bërë Kosova për Planin e Rritjes.

“Dua ta theksoj Planin e Rritjes. Plani i Rritjes është i planifikuar t’i sjellë ekonomitë e rajonit më afër tregut të përbashkët. Suksesi i madh i zgjerimit nuk janë vetëm marrëveshjet politike dhe ndarja e vlerave, por edhe prosperiteti ekonomik. Kemi hapur tashmë sektorët e tregut të përbashkët për partnerët e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që kompanitë nga Kosova përshembull mund të kenë qasje në tregun e përbashkët. Për këtë arsye na duhen reformat që të kemi nivel të barabartë të pjesëmarrjes. Këto reforma do të shoqërohen me investime shtesë evropiane. Ka kaluar një vit prej kur kemi filluar ky diskutim, shumica e shteteve e kanë Agjendën e Reformave të gatshme. Kosova ka bërë punë të shkëlqyer në këtë agjendë. Tani mund të fillojmë me parafinancimin e më shumë se 60 mln euro. Është një projekt ku e shohim Kosovën dhe marrëdhëniet me BE-në. Varet nga ne që ta bëjmë realitet”, ka thënë ajo.

Von der Leyeni foli edhe për refuzimin për ta takuar Milosh Vuçeviq të premten në Beograd pasi  kryeministri i Serbisë takoi ministrin rus paraprakisht. Por nuk dha ndonjë përgjigje konkrete.

“Presidenti i Serbisë më priti në takim, dhe para meje ishte kryeministri i Polonisë dhe i Greqisë, në vend se të shkonte në Kazan. Ky ishte mesazh i qartë”, ka përfunduar ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:02
Presidentja Osmani: Është koha që BE-ja të heqë masat e padrejta ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ka deklaruar se është koha që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës, duke shtuar se ato kanë dëmtuar edhe procesin e dialogun.

“Sot kemi nevojë që BE-ja t’i vlerësojë dhe njohë këto arritje. Është koha e fundit që masat e padrejta ndaj Kosovës të largohen përfundimisht. Përveç të padrejta, këto masa po dëmtojnë qytetarët dhe kanë dëmtuar procesin e dialogut duke e bërë atë tërësisht të pabalancuar, pabarabartë dhe të pakredibilitet. Heqja e masave është reflektim i nevojave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, por do ishte edhe përgjigje ndaj plotësimit të parakushteve që vetë BE-ja i kishte vënë në raport me Kosovën sa i përket këtyre masave”, tha ajo.

Osmani ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’ia njohë arritjet që ka bërë Kosova dhe të ndëshkojë satelitët në Ballkanin Perëndimor që i shërbejnë Rusisë.

Osmani ka theksuar se Kosova po vepron me qasjen pro fqinjësisë së mirë e se Serbia duhet të mbajë përgjegjësinë e vet për aktin terrorist në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.

“Është fat i keq për sigurinë e rajonit që në Ballkanin Perëndimor një shtet vazhdon të jetë sateliti më i fortë i Rusisë në Evropë, e ajo është Serbia. Është koha e fundit që vendosmëria që BE ka treguar ndaj Rusisë, të tregohet edhe ndaj satelitëve dhe shërbyesve të Rusisë në rajonin tonë. Kjo është me rëndësi sa i përket përgjegjësisë së Serbisë për aktiv e agresionit ndaj Kosovës të kryer përmes forcave paramilitare terroriste në shtator gjë që sipas Shtëpisë së Bardhë ka pasur për qëllim të destabilizojë jo vetëm Kosovën por tërë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë presidentja në konferencë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çmimet e qumështit dhe kosit në Kosovë 2 herë më të ulta sesa në Shqipëri

Çmimet e qumështit dhe kosit në Kosovë 2 herë më të ulta sesa në Shqipëri