Inspektorati i Lartë i drejtësisë, ka nisur verifikimet për tre gjyqtarë, për shkak se kanë vonuar zbardhjen e vendimeve gjatë vitit të fundit.

Një magjistrat gjyqtar i Administratives në Tiranë ka depozituar vendimin e  arsyetuar në sekretari 107 ditë nga momenti i shpalljes.

Po kështu, në një rast tjetër që po hetohet gjyqtari e ka arsyetuar vendimin 120 ditë nga shpallja. Rasti i tretë, lidhet me një gjyqtar që vendimet e shpallura nuk i ka dorëzuar fare në sekretari.