"Vora" në Kuvend, shpërthen
Mediu- L.Ramës: Ik ore bastard!

Mediu- L.Ramës: Ik ore bastard!">
TIRANË - Debate të ashpra të cilat kanë rrezikuar të kalojnë në përplasje fizike mes deputetëve janë shfaqur në sallën e parlamentit në seancën plenare të kësaj të enjteje ne lidhje me denoncimin e LSI-se per shtim te votuesve fiktive nga ana e Bashkise se Vores e cila drejtohet nga Fiqiri Ismaili, i cili edhe ne keto zgjedhje garon nen siglen e Partise Demokratike. 
 
Pas fjalëve të mbajtura në foltoren e Kuvendit të dy deputetëve Luan Rama dhe Fatmir Mediu për manipulimin e listave te zgjedhesve ne Vorë, debati ka vazhduar edhe në karriget e deputetëve. Pasi është ulur në vendin e tij, Mediu ka nisur debat të ashpër me deputetin tjetër të LSI-së Robert Bitri të cilit mësohet t’i ketë thënë: Hajde dalim jashtë, ta tregoj unë. Kjo situatë, mësohet se erdhi pas ndërhyrjes nga karrigia të Bitrit në debatin për shtimin e votuesve fiktivë në Bashkinë e Vorës.
 
Më tej Mediu i është drejtuar edhe sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama të cilit është i drejtuar me fjalë fyese: Ik ore bastard, duke e akuzuar forcën e tij politike si organizatoren kryesore të vjedhjes së votave në Vorë.
 
Për të qetësuar situatën dhe për të mos degraduar në përplasje fizike mes deputetëve është dashur ndërhyrja e kolegëve të tyre.

Debatet

​Mediu-Bitrit:Hajde dalim jashtë se ta tregoj unë ty

Rama
: Fatmir nuk kam faj unë se nuk e nxora unë të shpërndante miell, baxhanakun e Fiqos që punon në presidencë
Mediu: Mos më bëj ironi mua dhe lëri këto se…
(Kreu i PR i kërkon fjalën Metës) Nuk do doja të hyjë në debat është e turpshme ajo që ndodh këtu përgojon njerëz që nuk janë këtu. Më shumë se një muaj merrni së bashku me policinë 7-8 veta në jave dhe i përgojoni i dhunoni që të tërhiqen nga gara. Kërkoni dorëheqjen se nuk doni garë. Mos gënjejmë hapur është situatë më problematike shko kandido vetë ti Luan.

Bitri: Ktheu andej nga ana jote ti, lëri llafet
Mediu: Mbaj gojën po të them. Hajde jashtë se ta tregoj unë ty
Meta: O Fatmir mos u nxeh të lutem. Ju lutem për këtë çështje, se u bë çështja e miellit, çështja më e rëndësishme e zgjedhjeve

Ora 15:50 Debatet mes Mediut dhe Luan Rames per "Voren"
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama denoncoi nga foltorja e Kuvendit, kandidatin e opozitës në Bashkinë e Vorës, Fiqiri Ismaili për shtim fiktiv të numrit të votuesve. Rama bëri publike regjistrimin abuziv të rreth 600 personave në këtë njësi vendore, duke theksuar se përbën një numër shumë të madh në raport me regjistrimet fiktive që janë bërë në bashkitë Durrës e Kavajë. “Është skandaloze heshtja e prokurorisë për këta keqbërës që me vetëdije kërkojnë të deformojnë vullnetin e qytetarëve. Në Bashkinë e Vorës janë shtuar në mënyrë fiktive, vetëm në një pjesë të qendrave të votimit të ish-bashkisë së vjetër, rreth 600 votues, me kontrata të rreme të bëra nga i njëjti noter, i cili është edhe vetë si objekt ashtu edhe subjekt i këtij aktiviteti të kundraligjshëm”, u shpreh Rama. 

“Heshtja e prokurorisë për trafikimin e votove skandaloze. Dua të sjell disa shembuj skandaloz. Heshtja e prokurorisë për të çuar trafikantët kta trafikantë që duan të tjetërsojnë vullnetin e qytetareve është për të ardhur keq. Në Vorë 600 votues janë shtuar me kontrata fallso nga i njejti noter.Luan Beta shef i urbanistikes në Bashkinë e Vorës figuron votues në Vorë por banon në Durrës bashkë me veta ka marrë dhe 10 banues të tjerë. Kjo është njëra anë,ana tjetër në krye të kësaj noteri Shaban Gjoka i kryetarit të Bashkisë Vorë i cili ka firmosur 480 akte noteriale  kontrata false. Vjerri i një deputeti nga Tirana ka cuar dok për të votuar në Vorë”- u shpreh Luan Rama në Kuvend.

Denoncimin e tij sekretari i Përgjithshëm i LSI e bëri me emra konkretë, duke theksuar se në skemën e mashtrimit janë përfshirë edhe punonjës të bashkisë së Vorës.

“Njëri prej tyre është Leonard Gjoni, ekonomist në kompaninë Agroblend, aq shumë të lakuar dhe të mbrojtjur politikisht, i cili nuk jeton, por do të votojë në Vorë. Një tjetër është Lavdije Keci, që jeton në Kavajë, është atje votuese, por figuforn votuese bashkë me bashkëshortin edhe në Vorë. Një tjetër personazh është Luan Beta, është shef i urbanistikës në bashkinë që drejtohet nga kryetari aktual”, sqaroi Rama. 

Në fakt vet PD ka akuzuar ditë më parë, maxhorancën për lëvizjen e paligjshme të zgjedhësve në Durrës dhe Kavajë.

mediu

Ndërkohë mjaft i shpejtë ka qënë edhe reagimi i kryerepublikanit Fatmir Mediu fillimisht nga vendi e më pas duke marrë fjalën në foltore. Mediu tha se debatet janë të turpshme duke shtuar se mazhoranca së bashku me policinë e shtetit po torturojnë qytetarë.

“Nuk do doja të hyjë në debat është e turpshme ajo që ndodh ktu përgojon njerëz që nuk janë ketu. Më shumë se një muaj merrni së bashku me  policinë 7 8 veta në jave dhe i përgojoni i dhunoni që të tërhiqen nga gara. Kërkoni dorëheqjen se nuk doni garë. Mos genjëjmë hapur është situatë më problemkatike shko kandido vetë i drejtohet Luan Ramës, .-tha Mediu duke vazhduar sërish nga vendi replika lidhur edhe me çështjen e bllokimit të fabrikës së miellit të kandidatit të opozitës në Vorë.


(Debati në Kuvend mes Fatmir Mediut dhe Luan Ramës) 

Ora 13:30 "Vora", Patozi: Do humbisni...Meta: Me qetesi dhe dashuri
Vora është bërë “mollë” sherri dhe mes deputetit demokrat Astrit Patozi dhe kreut të Kuvendit Meta. Patozi ka akuzuar kreun e LSI-së Meta si përgjegjësin kryesor të ndërhyrjeve për manipulime që po bëhën në këtë njësi vendore dhe bllokimin e aktivitetit privat të mjellit të kandidatit Fiqiri Ismaili. Por në shpjegimin e tij Meta tha se analizat e miellit i janë bërë prezent dhe Ismailit.

“Kemi patur një takim te zyra e kryeministrit Rama, në prani edhe të ministrit të Bujqësisë dhe ia kemi treguar të gjitha analizat e miellit me përmbajtje aflatoksine për të cilat është bindur edhe vetë Fiqiriu”, u shpreh Meta. 

Por deputeti i opozitës, Patozi ngriti akuza dhe e cilësoi amoral edhe spotin elektoral të LSI-së në të cilin sencibilizohen votuesit për të mos e shitur votën e tyre. Patozi i bëri thirrje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të ndërhyjë për ndërprerjen e spotit. Ndërkohë që Meta kërkoi nga kolegun e tij demokrat t’i marrë gjërat “Me qetësi dhe Dashuri”.

Patozi: Në Vorë do të humbasësh...
Meta: Nuk kam hallin e Vorës dhe as të Vlorë, kam hallin e Shqipërisë.
Patozi: Jo, jo!
Meta: Në qoftë se ti shpif për mua, unë jam i detyruar të sqaroj opinionin publik. Merre me qetësi dhe dashuri!
Patozi: Mbaje të paktën një vit sloganin... Edhe qetësinë edhe dashurin nuk e ke pasur kurrë.
Meta: Dakord do t’i marr në konsideratë këshillat e tua. 



meta

Replika e Metes pas akuzave të Mediut

Ora 13:00 Denoncimi/ Luan Rama: Bashkia Vore shtoi 600 votues fiktive, Prokuroria dhe KQZ te hetojne
LSI i kërkon Prokurorisë dhe KQZ-së që të hetojë  manipulimet në listat zgjedhore për bashkinë Vorë.  Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama i cili ka deklaruar se në lista figurojnë persona të cilët nuk janë banorë, apo nuk kanë lidhje me Vorën, por që janë regjistruar si votues.  

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së theksoi se janë transferuar nga qytete të ndryshme të vendit në Vorë rreth 580 qytetarë që nuk kanë asnjë lidhje me këtë bashki.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara