Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vijë së shpejti në Shqipëri. Kjo është zbuluar nga ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi.
Vorpsi, e cila ndodhet në Gjermani për një intership, e ka konfirmuar këtë me anë të një statusi në rrjetet sociale: “Në Bundestag me kancelaren Angela Merkel.
Në fund të takimit rezervon një përshëndetje për Shqipërinë: 'Viele Grüße an Albanien! Ich werde Albanien bald besuchen! (Përshëndetje Shqipërisë! Do të vij së shpejti atje)”, shkruan Laura.
Vorpsi u largua nga posti si zëdhënëse e selisë blu, por siç u shpreh vetë ajo, do të rikthehet në këtë forcë politike dhe me një pozicion të ri më të fuqishëm.
Shkrimi u botua në shkrimin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com