TIRANË- Siguria ushqimore në tregje ka mbledhur sot bashkë tre institucione. Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo dhe përfaqësues të AKU-së kanë diskutuar për sigurinë ushqimore në tregje.
 
Lidhur me monitorimin e sigurisë në tregje, Prefekti Vorpsi ka ngritur një Task-Forcë për sigurinë ushqimore, ndërsa kërkoi të merren masa për sigurinë që paraqet Tregu tek ish-Uzina Dinamo.
 
Mbështetje për këtë nismë ofroi edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo, si dhe përfaqësuesit e AKU.
 
Sipas këtyre të fundit, ka shumë biznese janë të paregjistruara.
 
“Kemi mbyllur 43 subjekte, pasi ka prani të madhe lagështie”, thanë përfaqësuesit e AKU.