Voskopoja mahnit turistët, mbrëmje e paharrueshme

E diela në mbrëmje në Voskopojë ka qenë një natë e paharrueshme për turistët që zgjodhën të pushojnë në këtë fshat turistik. Festa ‘Rrëfej Voskopojën”, e cila u mbajt për të dytin vit radhazi prezantoi për sytë e pushuesve gjithçka mund të ofrojë zona. Në qendër të fshatit u promovua me anë të panaireve puna e duarartave, amvisave të Voskopojës,  gatimet tradicionale dhe punimet artizanale.

Atraksioni që ofron Voskopoja bën që turistët të mbeten besnike të saj duke e vizituar atë gjithnjë e më shpesh, rrëfen një turiste amerikane. "Jam shumë e suprizuar dhe e dashuruar me Voskopojën. Kam qenë në Tiranë dhe tani jam në Korçë. Do të rri 5 ditë. Është hera e parë këtu por nuk do të jetë e fundit. Ushqimi është i mrekullueshëm. Çdo gjë është e mrekullueshme" tha një tjetër turiste nga Zvicra.  

Për kryetarin e Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo të tilla aktivitete e kanë rritur biznesin e zonës dhe turizmin në vend. Por nuk ka përfunduar gjithçka në një natë.  ‘Rrëfej Voskopojën’ do të vijojë të sjellë të tjera aktivitet që do të promovojnë fshatin turistik.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë