Vota e Diasporës, 3 deputetë kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor/ Basha: S'bëhemi pjesë e pazarit Rama-Berisha! Alibeaj e kushtëzon me hapjen e listave! Açka: Votimi s'ka siguri

Vota e Diasporës, 3 deputetë kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor/ Basha: S'bëhemi pjesë e pazarit Rama-Berisha! Alibeaj e kushtëzon me hapjen e listave! Açka: Votimi s'ka siguri

Lulzim Basha dhe Enkeled Alibeaj

TIRANE- Lulzim Basha, kreu i Demokratëve Euroatlantikë deklaron votën kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor lidhur me votën e diasporës.

"Nuk bëhemi pjesë e pazarit Rama-Berisha”ka thënë Basha duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve

“Rama dhe Berisha nuk kanë interes që diaspora të votojë. Gjithçka e kanë bërë për të kontrolluar votën e saj në bashkëpunim me njëri-tjetrin.  Ata nuk kanë interes për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por synojnë t’i përdorin ato në funksion të pazarit të tyre: Rama qeverinë, Berisha opozitën.

"Kjo është arsyeja pse mbyllën listat. Kjo është arsyeja pse nuk lejojnë votimin dhe numërimin elektronik, brenda dhe jashtë vendit. Ata po veprojnë në koordinim të plotë për të penguar ndryshimin, por nuk do t’ia dalin.  Siç kemi propozuar që nga dita e parë, do të bëjmë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një gjë është e sigurt: diasporën nuk do ta përdorin dot për hallet e tyre”

Ky reagim i Bashës vjen pas interesimit të mediave nëse në situatën kur PD ka vendosur të kushtëzojë votën e diasporës, do të votojë apo jo ndryshimet në Kod për votën e diasporës.

Ndërkohë Enkelejd Alibeaj drejtuesi i  ‘Djathtas 1912’ e kushtëzon me hapjen e listave.

Ndërkohë edhe Enkelejd Alibeaj ‘ kushtëzon’ votën.

I pyetur nga Report Tv Alibeaj tha se do votonte çdo ndryshim por me një kusht, të hapen listat:

“Arsyetimi eshte i thjeshte: votojme cdo lehtesi dhe komoditet te votes se diaspores, por shqiptareve (edhe atyre te diaspores) iu duhet dhene e drejta e plote e zgjedhjes, pra edhe listat e hapura. Diaspora nuk mund te konsiderohet si nje placke lufte elektorale qe te agresohet nga pushteti per vota” tha ai për Report Tv, informon gazetarja Danjela Maloku. 

Edhe ish deputetja e PD-së tani e renditur krah 'Djathtas 1912' thotë se është kundër pazarit Rama- Berisha.

"Këto janë vetëm kozmetikë e atij Kodi, të cilit i kam qenë kundër. Deri mbrëmë, Opozita nuk do ta votonte, madje PS nisi peshkimin për votat, pasi votimi në korrik dhe marrëveshja që bëri Opozita e dëmtuan shumë. Nëse ndryshon deri të enjten, do të thotë se janë marrë vesh sërish. Kush e di kleringun tonë politik! Votimi me postë nuk ka asnjë pikë sigurie, njerëzit do të votojnë në grup dhe palët i kanë ndarë territoret. Çdo kozmetikë nuk e ndryshon thelbin: Opozita i dha mbi 10 mandate Edi Ramës më 27 korrik, me kushtin që Sali Berisha të njihej si Opozita. Dhe Opozita të mos reformohej. Nga jashtë nuk do ta kisha kuptuar këtë, por aty brenda, edhe pse u përpoqën ta fshehin me flakë e tym, ujdia ndodhi."

KQZ është në pritje të miratimit nga Kuvendi të draftit me 3 pika por votën e diasporës, që mundëson pagesën e postës edhe në kthim, afrimin e afateve me 10 ditë, që do i jepte diasporës mundësi të kishte më herët fletën e votimit në duar si dhe numërimin e votës së tyre nga komisionerë politikë,por miratimi i tyre po rrezikohet seriozisht nga kushti i PD-së për lejmin e votimit të diasporës me kartë identiteti të vendit ku  jetojnë. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Google vendos shirin e zisë në nder të viktimave të Koçanit në Maqedoninë e Veriut

FOTOLAJM/ Google vendos shirin e zisë në nder të viktimave të Koçanit në Maqedoninë e Veriut