TIRANË- Gati 4 muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, ku u aplikua për herë të parë vota e diasporës, proces historik që u krye përmes postës, kompania DHL që bëri shpërndarjen e fletëve të votimit, nuk ka marrë ende asnjë pagesë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Me një kërkesë që mban datën 1 shtator, kompania e shërbimit postar i kërkon KQZ pagesën 8.6 mln euro deri në fund të shtatorit, ose në të kundërt do duhet të paguajnë 260 mijë euro kamatëvonesa.

KQZ nuk ka bërë asnjë pagesë, pasi po verifikon zbatimin e kontratës, pas polemikave që shoqëruan procesin e votës së diasporës.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Lajm në përditësim...