Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës 'Feti Borova'.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bën me dije se në Parkun Olimpik të Tiranës 'Feti Borova', do të kryhen tre procese të votimit nga jashtë siç janë: përgatitja e dokumentacionit zgjedhor, ruajtja dhe administrimi i votave nga jashtë deri në momentin e fillimit të numërimit, si dhe numërimi dhe vlerësimi i votave nga jashtë.
K.M/r.k./Shqiptarja.com"Nga shqyrtimi i të dhënave të objekteve të paraqitura rezulton se Parku Olimpik i Tiranës “Feti Borova” përmbush kushtet e parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe Vendimin përkatës të Komisionit Rregullator.
![]()
- Objekt me sipërfaqe të madhe, me shumë përdorime dhe me mundësi për organizimin e ngjarjeve të mëdha, me një kapacitet deri në 1200 persona, me ambient të posaçëm për administrimin, ruajtjen, numërimin dhe vlerësimin e votave nga jashtë;
- ndërtesë publike me hyrje të lirë;
- plotëson kriterin teknik të sipërfaqes së bazuar në numrin e tavolinave të numërimit për numërimin e votave nga jashtë vendit për të 12 qarqet;
- ofron lehtësira logjistike të transportit rrugor në ambientin e VNVJ;
- ofron kushte për aplikimin e teknologjisë mbështetëse për numërimin e votave nga jashtë;
- ka sistem të pandërprerë të furnizimit të enërgjisë elektrike",- njofton KQZ
Komente

