Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ

Sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve, aq më e ngutshme bëhet ndërhyrja në Kodin Zgjedhor për të lehtësuar votën e emigrantëve. 3 janë çështjet që mund t’i detyrojnë dy partitë më të mëdha për të bashkuar votat, 2 vijnë si thirrje e KQZ-së dhe mbështeten nga Partia Socialiste, dhe e treta i përgjigjet një shqetësimi të demokratëve.

Së pari, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë lekë nga qeveria për të paguar plotësisht postën që do të transportojë votën e emigrantëve, edhe dërgimin edhe kthimin. Por 5 milionë eurot nuk mund të tenderohen, pa u fshirë nga Kodi Zgjedhor një fjali në nenin 25, e cila thotë se kostot për kthimin e votës paguhen nga zgjedhësi.

Së dyti, KQZ ka kërkuar që të përshpejtohen afat e regjistrimit, në mënyrë që fleta e votimit të prodhohet më shpejt dhe tu jepet më shumë kohë emigrantëve për ta marrë e kthyer. Kjo tezë është mbështetur nga PS e cila ka artikuluar gatishmërinë që afatet të afrohen me 10 ditë.

Partia Demokratike ka lënë një shteg të hapur, duke thënë se nëse zgjidhja e fundit, do të ishte ndërhyrja në Kod, ajo nuk do të rrezikonte dhe do të jepte votat.

Burime pranë PD-së, tregojnë se kjo parti është kundër afateve të reja, duke përmendur kohën e ngushtë që ju ngel palëve për negociata me aleatët dhe procese të brendshme për zgjedhjen e kandidatëve.

Në këtë pikë, burime pranë mazhorancës, thanë për Report TV, se PS, është e gatshme që po në Kodin Zgjedhor, të bëjë rregullime, që kënaqin demokratët. Në këtë mënyrë, të lejohet që vota e emigrantëve të numërohet nga komisionerët e partive, njëjtë siç ndodh me votat në Shqipëri, ashtu siç PD e kërkon. Kodi aktualisht ka parashikuar që këto vota administrohen dhe vlerësohen nga KQZ, çfarë është kundërshtuar nga opozita.

Ngelet për tu parë, nëse kjo ofertë e socialistëve do të ketë sukses tek demokratët, për të çliruar më shumë lehtësi për votën e diasporës, kur zgjedhjet janë 4 muaj larg.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, reagon QSUT: Humbi jetë nga miokardi akut

Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, reagon QSUT: Humbi jetë nga miokardi akut