Berisha i shkon Ervin Salianjit në burg i çon librin e Franc Kafkës: Takova deputetin e dënuar se i shërbeu vendit

FIER - Sali Berisha ka shkuar sot në ambientet e burgut të Fierit për t'u takuar me Ervin Salianji, ish deputetin demokrat, i cili po vuan dënimin për kallëzimin e rremë lidhur me dosjen Babale. Pas daljes nga takimi me Salianjin, Berisha u ndal te gazetarët që ishin jashtë ambienteve të IEVP Fier. 

'Takova deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, që dergjet vuan dënimin vetëm e vetëm se i shërbeu vendit i shërbeu qytetarëve krye detyrën e tij duke denoncuar në atë kohë klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri të Geron Xhafës. Ervin Salianji bëri publike regjistrimin e një gazetari guximtar ku faktohej se Agron Xhafaj, me 3 emra drejtonte trafiqet nga Gjiri i Vlorës drejt Italisë', shprehet Berisha. 

Berisha thotë se drejtësia është një mashë në duart e qeverisë.

'Mos dëgjoni papagajt e diktaturës. Çështja Salianji çështje e ndërgjegjes në mbarë botën. E sanksionuar në 3 rezoluta më të fuqishme në një vend si Shqipëria damkoset si narko-shtet, vend burgosjesh politike vend në të cilën krimi dhe shteti sipërmarrje e përbashkët. Në mënyrë absolute drejtësia do kishte mbështetjen më të fuqishme nëse kjo drejtësi nuk do bëhej mashë politike. A mund të ndryhet me akuzën se ka bërë kallëzim të rremë, ndërkohë që kurrë nuk ka bërë kallëzim. Bëri denoncim publik në parlamentin. Drejtësia mashë në dorën e diktaturës. E sanksionuar ka drejtësi të kontrolluar nga ekzekutivi. Me qëndrimet ndaj krimit elektoral palë, drejtësi degë e ekzekutivit.'

Sa i përket pyetjes së gazetares së Report Tv, Marsela Topi nëse do largohet po humbi zgjedhjet, Berisha thotë se deri në frymën e fundit ka si mision përmbysjen e diktaturës.

'Përmbysja e diktaturës është qëllimi, misioni për të cilin zotohem deri në orën e fundit të jetës sime. Kemi marrë misioni të ri përmbysjen e diktaturës së dytë në Shqipëri, e bazuar në krimin. I lënë pra ngrohje, një komision parlamentar do krijohet vetëm për të parë situatën e të burgosurve tanë në gjithë Shqipërinë. Janë në proces riedukimi dhe meritojnë trajtim ligjor. Janë viktima të vjedhjeve në qendër. Kush tha nuk do realizohet rotacioni.'

Ndërsa për sanksionet e shtuara të Biden ndaj personave non-grata në Ballkanin Perëndimor, Berisha thotë se nuk komenton urdhrat e një presidenti në largim.

'Nuk komentoj, jam një politikan shqiptar nuk komentoj urdhrat e presidenti në kalim të SHBA. Dhe në rastin konkret kam bërë të gjitha komentet jo vetëm tani që po ikën por edhe atëherë në kulm të pushtetit.'

Më tej denoncoi kushtet e të burgosurve që sipas tij nuk kanë ngrohje dhe shton se i solli Salianjit të lexojë dy libra, njëri prej të cilave është e Franc Kafkës.

'I solla dy libra, njërin për Audrey Obert dhe të dytin libër të Franc Kafkës. Personeli i sjellshëm, nuk kam ndonjë por problemi nuk mjafton personeli, duhet të kenë ngrohje në çdo dhomë. Nuredinin e mbajnë me palestër dhe Tv, kurse këta këtu nuk ja rregullojnë ngrohjen.'

Kjo është vizita e parë që Berisha i bën Ervin Salianjit, që kur ky i fundit u burgos në Fier, në fund të shtatorit të kaluar. Kujtojmë se në atë kohë Berisha ishte në arrestin shtëpiak, prej të cilit u lirua më 27 nëntor 2024.

Berisha është shoqëruar në ambientet e burgut edhe nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji arrestua më 27 shtator 2024 një ditë pasi trupa gjykuese e gjykatës së Apelit me një votim unanim lanë më 26 shtator në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Vendin e Ervin Salianjit si deputet i PD-së në Korçë e mori Andrea Mano, sipas listës së ish-kryetarit Lulzim Basha në zgjedhjet e vitit 2021.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pet.: 09/01/2025 16:46

    Prania e kaq truprojave , tregon se sa i urryer eshte nga populli i thjeshte.

    Përgjigju
  • Niku: 09/01/2025 16:31

    I ka çuar edhe librin e Nastradinit babales, qe te jet i pergatitur per mashtrimet e radhes..

    Përgjigju
  • Babale: 09/01/2025 15:22

    Ça çështje kombëtare salipreshi? Një babale që e gatove ti me atë burgaxhiun është. Sot vizitorë, herën tjetër si vanor i burgut!

    Përgjigju
  • Ledi: 09/01/2025 15:10

    Skenaristi shkon tek aktori i babales. Paste kemben e mare te marri dhe ty ne qeli Sali dhe i shkon per vixite ne burg

    Përgjigju
  • Nevruz Tavuni: 09/01/2025 14:47

    Ky bastard duhet vet tē ishte nē burg prej vitesh por sali bajga bredh i lir.

    Përgjigju
  • Burgu: 09/01/2025 14:17

    A mund ta beje thu....?person me mase sigurie

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare

Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare