Vota e diasporës/ Kikia: Si do votojnë shqiptarë do jetë komike, nuk ka fshehtësi dhe do votohet kolektivisht! Nesho: E vështirë të jetë e lirë

TIRANË - Në ‘5 Pyetjet nga Babaramo' mbrëmjen e sotme u fol për zgjedhjet e 11 majit 2025. Adriatik Lapaj, Mentor Kikia dhe Agim Nesho u ndalën tek vota e diasporës që pritet të jetë risi në këto zgjedhje. Për momentin janë regjistruar 10 mijë emigrantë shqiptarë nga diaspora si zgjedhës brenda 3 ditësh. Lapaj thotë për Babaramon se deri më tani portal po funksionon.

'Janë pafund që futen dhe nuk u identifikohet fotografia. U dilte një përgjigje që nuk përputhje data e lindjes me regjistrin e gjendjes civile. Aplikacioni është updatuar në 5 të mëngjesit. Gabimi ishte në veprim. Nuk hyj te njerëzit që fillojnë e mallkojnë, e rëndësishme që po funksionon dhe ta nxisim që të funksionojë më mirë.'

Kikia e sheh me skepticizëm atë që mund të ndodhi me votën e diasporës, pasi nuk do jetë e fshehtë por do votohet kolektivisht.

'Do doja që organizatorët të kapnin standardet. Procesi të ketë besueshmëri. Mund të ketë probleme teknike. Por duhen qartësuar. Do duhen të qartësohen këto gjëra për të mos lënë hije. Duhet kalimi i provimit të standardit. Si do votojnë shqiptarët, do jetë komike. Shqiptarët nuk do votojnë. Të votosh do të thotë të votosh në mënyrë të fshehtë. Shqiptarët do votojnë në shoqëri. Do shkojnë te klubi i fshatit dhe do thonë kë do votojmë. Më e pakta do jetë në tavolinën e bukës, pastaj për të shkuar tek influence. Ka dhe njerëz të botës së krimit, që kanë influencën e tyre. Është një votë totalisht jashtë standardit të zgjedhjeve normale. Për nga mënyra si do votohet nuk pres standard politik.'

Nesho e shikon votën e diasporës si mundshmërisht të ndikuar nga Rama.

'Së pari e vështirë të ketë zgjedhje të lira. Vërtet diaspora bën mirë që do votojë. Është pjesë e larguar nga Shqipëria në mënyrë artificiale. Janë pjesë të zgjidhjes në Shqipëri. Njerëzit këtu po ndeshen me varfëri, pamundësi të përballojnë jetesën. E dyta nuk mendoj që do futej diaspora nëse vetë kryeministri nuk do ishte i garantuar që vota e diasporës nuk do ndryshonte votimin.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Panik në Kupën e Shqipërisë, portieri largohet me barelë nga fusha dhe dërgohet në spital

Panik në Kupën e Shqipërisë, portieri largohet me barelë nga fusha dhe dërgohet në spital