Vota e emigrantëve, Pëllumbi: Ne kërkojmë të bëhet me postë, demokratët nuk kanë propozuar asgjë! Marrëveshja me Pfizer? Deputetët u njohën me të përpara votimit

Sekretari organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi gjatë një interviste në Report Tv tha se tashmë votimi i emigrantëve është ligj dhe se socialistët kanë propozuar që ajo të realizohet me postë.

Por sipas tij, demokratët nuk kanë propozuar asgjë duke krijuar përshtypjen se se ata nuk e duan këtë.

"Identifikim biometrik i të gjithë votuesve. Janë marrë të gjitha masat. Krahas kësaj në marrëveshjen e 5 qershorit është thënë për një testim të votimit dhe numërimit elektronik. Se sa zona do të ketë, pak rëndësi ka kjo. Testimi ka edhe faturën ekonomike. Propozimi është për dy qarqe dhe fatura është shumë e madhe. Në esencë nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe nëse teston 10 mijë votues apo më shumë. Nëse KQZ thotë se duhet në më shumë ne jemi të hapur. Nuk duhet ta lëmë pa testuar.

Votimi i emigrantëve tashmë është ligj. Kodi e ka taksative që duhet të votojnë. Çështja është nëse do ta bëjmë të mundur dot këtë gjë. Ne e kemi propozuar me postë. Krahu tjetër nuk ka propozuar asgjë dhe neve po na krijohet bindja se nuk e duan këtë gjë. PS e ka sfidën me qytetarët dhe jo me Bashën. Shkojmë në zgjedhje për të fituar të vetëm. Unë jam i bindur që nuk duhet të kemi nevojë për aleanca të tjera" - tha Pëllumbi.

Ndonëse marrëveshja me Pfizer që do sigurojë vaksinat anti-COVID nuk u bë publike, mazhoranca pretendon se deputetët u njohën me të para se ta votonin. Këtë e konfirmon dhe Pëllumbi  i cili thotë se e ka lexuar marrëveshjen dhe po ashtu edhe deputetët e tjerë patën mundësinë të njiheshin me të në Komisionin Përkatës.

"Kontrata është vendosur në dispozicion për Komisionin përgjegjës dhe kush dëshironte mund të shkonte dhe të njiheshe me të. Kush ka dashur ta lexojë ka pasur mundësinë. Kush dëshironte të njiheshe me detaje, e ka pasur mundësinë. Për publikun nuk është transparente. Jemi vende të vogla, bëjmë gjithçka mundemi por ne nuk jemi as Gjermania dhe as Franca. As nuk do të zgjidhej përfundimisht problemi vendeve të rajonit me një numër të caktuar vaksinash as edhe BE-së nuk do t'i prishej punë.  Ne jemi pjesë e COVAX, kemi bërë parapagesën tonë" - tha Pëllumbi.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb