Votimi i djeshëm në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka nxjerë fitues në të gjitha raundet ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi. Në të gjitha rastet diferencën e ka bërë vota e presidentit Topi, e cila ka sjellë dhe rezultatin 8-të me 7-të. Një rezultat i tillë është arritur dhe gjatë votimin për propozimin e ministrit Halimi, për masën disiplinore "Vërejtje" ndaj dy gjyqtarëve Ilir Pashaj në Elbasan dhe Arben Lera në Korçë. Ky propozim i bërë nga ministri Halimi, është rëzuar me shumicën e votave, duke bërë që ndaj dy gjyqtarëve të mos meret asnjë masë disiplinore. Në fakt ka qënë Drejtoria e Inspektimit në KLD dhe në ministri që ka gjetur me shkelje këta gjyqtarë. Sipas të dhënave, këta gjyqtarë, figuronin me dokumente se kishin marrë pjesë në seanca gjyqësore, por në fakt, nga verifikimi i dokumenteve të pikave kufitare, ata ndodheshin jashtë vendit. Sipas të njëjtave burime, këta gjyqtarë kanë kryer shkelje gjatë zhvillimit të gjyqeve, madje nuk kanë marrë pjesë fare në proceset gjyqësore. Gjatë kontrollit të sistemit "tims" ata kanë rezultuar jashtë vendit, ndërkohë që në të njëjtën kohë në procesverbalet e gjykatave figurojnë të kenë zhvilluar edhe procese gjyqësore.
TETE MAGJISTRATEGjatë zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, anëtarët përcaktuan dhe 8-të vendet vakant për kandidatët e shkollës së magjistraturës. Këta kandidatë do të jenë të gjithë në profilin gjyqtarë dhe pritet të fillojnë studimet shkollore gjatë periudhës 2012 deri në 2013. Pas përfundimit të këtyre studimeve, pritet që ata të fillojnë detyrën e tyre pranë Gjykatave të Shkallës së Parë, ku dhe do hapen vendet vakant pasi ekziston projekti i krijimit të Gjykatës Administrative. Momentalisht ky projekt i financuar nga qeveria Amerikane ka mbetur në kuadrin e diskutimeve në Komisionet Parlamentare dhe ende nuk ka kaluar për miratim.
DELEGIMI I GJYQTAREVE
Në fund të mbledhjes së djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë u realizua hedhja e shortit për delegimin e gjyqtarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe në Apel. Delegimi është bërë për disa çështje konkrete, ku mësohet se një ndër to ka qënë dhe ajo e gjykimit në apel të 17 anëtarëve të bandës së Durrësit. Lidhur me këtë çështje anëtarët e KLD-së, kanë vendosur caktimin e një gjyqtari, por burimet nuk pranojnë të bëjnë public emrin e gjyqtarit që do zerë vendit e Fiqerete Mullait, e cila dha dorëheqjen nga trupi gjykues i bandës së Durrësit me argumentin se vajza e saj punon në një studio avokatie me Ilir Muratin, që mbron në këtë proces gjyqësor të pandehurin Alban Neli. Gjyqi ndaj 17 të pandehurve të bandës së Duurësit në Apel ka dështuar dy herë, për shkak të tërheqjes së gjyqtarëve. Pritet që tashmë, me delegimet e bëra nga KLD-ja të formohet dhe trupi gjykues të cilët do japin dënimin ose jo ndaj anëtarëve të bandës së Durrësit.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2987
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krishtlindja/ Mbahet mesha në katedralen ortodokse 'Ngjallja e Krishtit' në Tiranë
25 Dhjetor, 08:33
-
Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari
25 Dhjetor, 08:23
-
Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën
25 Dhjetor, 08:15
-
Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic
25 Dhjetor, 07:58
-
Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
25 Dhjetor, 07:51
-
Historia e kremtimit të Krishtlindjeve
25 Dhjetor, 07:45
-
Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori
25 Dhjetor, 07:31
-
Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot
25 Dhjetor, 07:26
-
Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë
24 Dhjetor, 23:29
-
Kremtohet Krishtlindja! Mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48