Vota gri dhe diaspora/ Nesturi: PS më e avantazhuar! Alimehmeti: PD është prapa, nuk kemi kohë

Përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të 2025 kanë hyrë në një fazë të nxehtë. Një pjesë e lojës politike të dy partive të mëdha, PD e PS, është ‘kapja’ e votës së diasporës dhe elektoratit gri.

Më e avantazhuar të paktën në të parën duket mazhoranca, teksa votat për këtë forcë politike janë në rënie dhe kryeministri Rama po synon hapësira të tjera.

Në ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme u diskutua lidhur me këtë betejë të dy forcave politike. Analisti Plator Nesturi shprehet për Denis Mingën se sheh PS-në më të avantazhuar jo vetëm për mundësitë por edhe pse brenda opozitës nuk kanë reshtur sherret.

'Edhe vetë elektorati ka evolucionin e vet. Sa herë afrohen zgjedhjet, është të mbash atë elektorat që ke pasur. Ai elektorat përfaqësonte polet më të madhe, si për PS dhe PD, ka ndryshueshmëri. PD nuk mund të thotë që ka atë elektorat që ka pasur. Edhe PS ka ndryshesat e mëdha. elementi që po luan PS, së pari të rekuperoj çfarë është e mundur, kthimi i elektoratit në shtëpinë tradicionale. Së dyti, krijimi i hapësirave të reja. Strategjitë nuk janë vetëm në familjen e brendshme. Çfarë ndodh tek PD, influencon edhe tek PS. Nëse do kishim një opozita në dinamizëm nuk e shikoj, është ende larg pragut të 2021. Nuk po arrin dot të shkoj atje apo të pretendoj më shumë. Kjo është një fushë e re e betejës. Kjo është fusha e re, diaspora. E shoh më të avantazhuar PS, jo vetëm për mundësitë. Brenda opozitës ende nuk kanë reshtur sherret. Janë ende në fazën e garantimit të vendit për deputet.'

Mjeku Ilir Alimehmeti theksoi se PD-ja ku edhe ai bën pjesë nuk ka bërë sa duhet për tu përgatitur për zgjedhjet që po vijnë, megjithëse ka pak muaj në dispozicion.

'Vetë pushteti i gjatë bjerr. Kemi largim popullate masive. Sa ministra janë në burg, sa po diskutohen, sa skandale? Njerëzit nuk hanë bar. I shohin dhe spostohen. Është e vërtetë dhe ajo që PD nuk ka ndez motorët, jemi prapa garës që duhet të ishim. Megjithatë ka ende muaj. Nuk është kohë e gjatë. Koha është e shkurtër dhe duhen veprime të shpejta. Organizimin më të lartë në diaspora e dimë që e ka partia në pushtet. Do bëjmë akoma dhe më shumë. Parashikoj një tendencë në të ardhmen PS, si formë fushate, që do dekurajoj votën dhe kjo është në favor të pozitës. Duke pasur votim të ulët ekuilibron këtë ulje. Në këtë fazë kush ka pushtetin është më i avantazhuar.'

Ibsen Elezi, ish kreu i PD-së në Kukës, shikon një sistem që ka ngritur Rama që nuk lejon që fryma e pakënaqësisë ndaj tij në vend të përkthehet në vota që e rrëzojnë nga pushteti.

'Votat e PS do jenë në rënie, kjo dihej. Sepse PS ka ngritur një sistem të funksionimit dhe produkti që del, del skarc. Këto individë si kryetarët e bashkive, i ka prodhuar sistemi. Këta e ka bërë Edi Rama, dhe do vuajë pasojën. Dhe tani ka ministra si formë tumorale, nuk janë gjemba që kanë hyrë në PS. PS do e vuajë këtë. Jo me votat gri, por me votat e veta. Kostumi i vjetër i PS, me ca arna rilindje që i ven ky, nuk i mban më. Janë në krizë identiteti. Po ta dëgjosh Ramën, thotë ku mi gjetën këto tufë teveqelësh.

Këto janë të mirëorganizuar në formën e deformimit të opinionit publik. Kur ti e ke frymën kundër, si Edi Rama, gjendja opozita është më e madhe por nuk ke si e grupon për ta kanalizuar për ta mundur Edi Ramën. Në këtë moment, po përdor teorinë e copëzimit, frymën kundër po përdor barrikada. Është e vetmja forcë politike që ka një mjet lidhës të hallkave të veta. Ka ndërtuar një barrikadë që po copëzon frymën kundër vetes së vet. Të shkëput nga ndikimi real, që duhet të funksionojë një sistem demokratik. Tek votat e diasporës, Rama ka rrezik të madh. Mund të ketë 30% të diasporës, aty është i organizuar ti sjellë. Ti mund të kesh 70% por je i paorganizuar.'

Juristi Përparim Çaça e shikon pjesën gri të krijuar nga të dyja partitë kryesore, jo vetëm prej mazhorancës.

'Është e vërtetë që është rritur vota gri. i gjithë alarmi, që kanë rënë votat e PS, janë rritur ata që nuk duan të votojnë. Ky është konsumuar 12 vjet, matanë nuk shohin shpresë. Pjesa gri është nga të dyja pjesët. Rama e sheh si potencial. U bë një zgjidhja patriotike, për votën  e diasporës. Realisht herën e parë ka pasur bum votuesish të diasporës nga praktika jashtë. Morëm një praktikë patriotike por jo racionale.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:42
Nëse PD humb zgjedhjet/ Përparim Çaça parashikon: Bardhi dhe grupi i tij do jenë kundërshtarët më të mëdhenj të Berishës

1726687521_caca.jpg

Juristi Përparim Çaça në 'Repolitix' foli për një situatë hipotetike nëse humbet PD zgjedhjet me Berishën kryetar. Avokati është i bindur se ata që u bashkuan nga grupimi Bardhi dhe u shpërblyen si drejtues qarqesh pas humbjes së zgjedhjeve në 2025 do jenë të parët që do i dalin kundër Berishës.

'Erdhëm pas zgjedhjeve, uroj të mos ndodh PD humb, këta shpura që erdhën dhe iu bë qoka me drejtues qarqesh dhe vendosje në lista të mbyllura do jenë kundërshtarët më të mëdhenj të zotit Berisha. Tani janë pragmatist për interesat e tyre momentale dhe më pas, pas 2025 do shohësh kush do jetë retorika.

Nuk e di do largohet apo jo, do di çfarë do ndodh me ta. Si të largohet si të mos largohet qasja e këtyre do jetë kjo. Ata kërkuan në aspektin pragmatik të ngushtë të jenë deputet.'

Ora 22:20
Pakënaqësia ndaj Ramës/ Ibsen Elezi zbulon si kryeministri dhe PS copëzojnë frymën kundër tyre: Janë të mirëorganizuar në deformimin e opinionit publik

 

Ibsen Elezi, ish kreu i PD-së në Kukës, i ftuar në Repolitix mbrëmjen e sotme, foli mbi mbi mundësitë që kanë partitë e mëdha drejt 2025 lidhur me votën e diasporës dhe elektoratit gri. Elezi shikon një sistem që ka ngritur Rama që nuk lejon që fryma e pakënaqësisë ndaj tij në vend të përkthehet në vota që e rrëzojnë nga pushteti.

'Votat e PS do jenë në rënie, kjo dihej. Sepse PS ka ngritur një sistem të funksionimit dhe produkti që del, del skarc. Këto individë si kryetarët e bashkive, i ka prodhuar sistemi. Këta e ka bërë Edi Rama, dhe do vuajë pasojën. Dhe tani ka ministra si formë tumorale, nuk janë gjemba që kanë hyrë në PS. PS do e vuajë këtë. Jo me votat gri, por me votat e veta. Kostumi i vjetër i PS, me ca arna rilindje që i ven ky, nuk i mban më. Janë në krizë identiteti. Po ta dëgjosh Ramën, thotë ku mi gjetën këto tufë teveqelësh.

Këto janë të mirëorganizuar në formën e deformimit të opinionit publik. Kur ti e ke frymën kundër, si Edi Rama, gjendja opozita është më e madhe por nuk ke si e grupon për ta kanalizuar për ta mundur Edi Ramën. Në këtë moment, po përdor teorinë e copëzimit, frymën kundër po përdor barrikada. Është e vetmja forcë politike që ka një mjet lidhës të hallkave të veta. Ka ndërtuar një barrikadë që po copëzon frymën kundër vetes së vet. Të shkëput nga ndikimi real, që duhet të funksionojë një sistem demokratik. Tek votat e diasporës, Rama ka rrezik të madh. Mund të ketë 30% të diasporës, aty është i organizuar ti sjellë. Ti mund të kesh 70% por je i paorganizuar.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liza: 19/09/2024 08:24

    Normale qe shtohet elektorati gri.P.sh ne Vlore fytyra si Vilma Bello,Andueli apo ndonje tjeter jane te konsumuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament