Votimi i hershëm në SHBA po frekuentohet masivisht nga qytetarët amerikanë. Sipas mediave të huaja, më shumë se 65 milionë amerikanë kanë votuar deri më tani.
Nga numri i përgjithshëm i votave të parakohshme, 34,277,250 janë hedhur personalisht dhe 30,685,094 janë kthyer me postë.
Rreth 240 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet amerikane, por vetëm një numër relativisht i vogël i tyre ka të ngjarë të vendosë se kush do të bëhet presidenti i ardhshëm.
Ekspertët besojnë se ka vetëm një pjesë të vogël të shteteve që parashikohen të fitohen me siguri ose nga demokratja Kamala Harris ose nga republikani Donald Trump.