Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD-së, pritet të votohet edhe për numrin 2 të partisë, ku deputeti Saimir Korreshi do të garojë përballë Flamur Nokës për postin e sekretarit të Përgjithshëm të partisë.

Emri i tij ka qarkulluar në minutat e fundit, duke i pamundësuar deputetit Korreshi që të bëjë fushatë dhe të ketë mundësi për të marrë votat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Pra, gjasat janë që postin e sekretarit të përgjithshëm të PD-së të vijojë ta mbajë Flamur Noka, pavarësisht kontestimeve të bazës demokrate kundër tij.


Lajmi kryesor:

PD thërret Këshillin Kombëtar, ripërtëritja s’depërton te të besuarit e Berishës! Ndryshime te sekretariatet dhe nënkryetarët! Korreshi përballë Nokës për numrin 2 të partisë