Procesi i numërimit të zarfave me votat e diasporës së Greqisë te Parku Olimpik i Tiranës po vijon dhe po shkon drejt fundit.

Gara është zhvendosur kryesisht te votat preferenciale për kandidatët në qarqe. Beteja zhvillohet kryesisht mes kandidatëve brenda vetë dy partive të mëdha, PS dhe PD, në qarqe.

Pas Vlorës, në orët e pasdites u mbyll numërimi për subjektet edhe për qarqet Berat, Elbasan, Gjirokastër dhe Korçë duke përfunduar kështu në të 12 qarqet

Gjithashtu po vijon numërimi për kandidatët në 11 qarqe për listën e hapur, që po shkon drejt fundit.

VOTIMI NGA JASHTË:

-Ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:

1. Kukës

2. Durrës

3. Tiranë

4. Shkodër

5. Dibër

6. Lezhë

7. Vlorë

8. Berat

9. Elbasan

10. Gjirokastër

11. Fier

12. Korçë

-Ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet:

1. Durrës

2. Tiranë

3. Shkodër

4. Fier

5. Lezhë

6. Dibër

7. Elbasan

8. Vlorë

9. Berat

10. Gjirokastër

11. Korçë

-Në qarkun Kukës ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”).


Lajmi kryesor:

Diaspora/ Përfundon numërimi i votave për partitë, PS merr mbi 61%, PD me aleatët 23.5%! Vijon për kandidatët, garë e fortë Xhaçka-Gjylameti në Tiranë